• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË DËNOHET KRIMINELI”/ U dhunua barbarisht, motra e 40-vjeçarit kërkon drejtësi! Avokati i të dyshuarit: Ai po uron që të shërohet, janë shokë
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË DËNOHET KRIMINELI”/ U dhunua barbarisht, motra e 40-vjeçarit kërkon drejtësi! Avokati i të dyshuarit: Ai po uron që të shërohet, janë shokë

17 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arjan Marini, i cili u dhunua barbarisht në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Berat ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

40-vjeçari dyshohet se është goditur me sende të forta dhe është shkelmuar nga i riu, Sokol Tabaku, dhe ka pësuar dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.

Pas mbarimit të seancës, ku gjykata vendosi lënien në burg të 30-vjeçarit i cili mohon akuzat, motra e Arjan Marinit ka folur për gjendjen e 40-vjeçarit dhe ka kërkuar drejtësi.

Ermini Marini: “Gjendja e tij është kritike, është në koma. Mjekët nuk na kanë dhënë shpresë. Dëgjova që kanë shkuar në 3 të natës e kanë goditur, vëllai im nuk është zënë me asnjë njeri. I kanë rënë kot më qafë, kush janë ata kriminelë, të dalin para drejtësisë.

Ngjarja ndodhi sepse autori i ngacmoi vajzën?

Ermini Marini: “I thotë ky djali nga droga, janë fjalë koti. Ata mund të jenë dhe shokë. Nuk e di këtë. Shkova në mëngjes tek kunata, më tha që vëllai ishte shtruar në spital. Kur shkova në dhomë ta shikoj, vetëm gjak. Nuk e njoh personin, erdha në gjykatë për ta parë. Sikur të ishin takuar për një sqarim, nuk kishte përse ta dhunonte barbarisht. Kush ishte arsyeja ta bënte këtë, për një fjalë. Gjykata ta dënojë, ky është kriminel.”

Ndërkohë avokati i 30-vjeçarit Sokol Tabaku pretendoi se autori i dyshuar dhe Arjan Marini janë shokë më njëri-tjetrin. Sipas tij, i riu po pret shërimin e 40-vjeçarit që të sqarohet edhe ngjarja, ndërsa theksoi se “nëse do e kishte kryer veprën penale do përpiqej të largohej, por ai ka fjetur në shtëpinë e tij”.

“Ka deklaruar se nuk e ka kryer veprën penale. Kërkuam që të mos vlerësohej i lirshëm ndalimi. Nëse do e kishte kryer veprën do kishte tentuar të largohej, ka fjetur në shtëpi deri në mëngjes. E ka pasur shok, ajo familje ka pasur konflikte të tjera. I dyshuari atë po pret, të bëhet mirë i plagosuri se e ka shok. Ishalla thotë të bëhet mirë, por për atë duhet të kujdesen në spital dhe ne i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJTONIN AUTOMJETIN NËN EFEKTIN E DROGËS/ Arrestohen dy shoferët në Durrës
Previous article HIDHINI NJË SY/ Si të mbroni shëndetin tuaj mendor në muajt e vjeshtës

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT