• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DEHUR NË TIMON DHE ME 153KM/H/ Policia “nuk kursen” shoferët e pabindur: Arrestohen…
Home
Breaking News

TË DEHUR NË TIMON DHE ME 153KM/H/ Policia “nuk kursen” shoferët e pabindur: Arrestohen…

19 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, manovra të rrezikshme në rrugë, pa patenta dhe me shpejtësi “skëterrë” në rrugët kryesore të vendit.

Këto janë shkeljet që kanë bërë gjatë 24 orëve të fundit mijëra shoferë në vendin tonë, e të cilët, nuk janë “kursyer” nga Policia.

Këta të fundit, njoftojnë se kanë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 10 persona, kanë pezulluar 41 leje drejtimi si dhe kanë vendosur mijëra gjoba.

Gjithashtu uniformat blu apelojnë shoferët që të respektojnë sinjalistikat rrugore në mënyrë që të mos rrezikojnë veten, por edhe të tjerët.

 

 

Njoftimi i plotë i Policisë:

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Falë denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, në të gjithë vendin janë parandaluar 5 ngjarje të mundshme rrugore, në Tiranë, Korçë, Dibër, Sarandë dhe Fier, ku drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit xhironin gomat dhe kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masa që varionin nga 0.64 mg/l deri në 0.96 mg/l dhe 4 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 29 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara, 151 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 153km/h në rrugën interurbane Durrës-Kavajë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1919 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEATËR ABSURD..."/ Nishani shpjegon pse nuk shkoi në Kuvendin e PD: U thirr për hallin politik të Bashës
Previous article PAS TAKIMIT/ Vuçiç: Jam i shqetësuar, s’e di se çfarë do të bëjmë. Kurti është kthyer në shekullin e 19-të

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT