Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Fierit, pasi u kapën duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa mbi 1700 të tjerë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës


