Çuditë në burgje Shqiptare nuk kanë të sosur. Të burgosurit pavarësisht dënimit të marrë për veprat penale të bëra, janë të zgjuar edhe për plotësimin e nevojave të tyre përsa i përket kushteve që burgu nuk ti ofron siç janë përdorimi i drogave dhe futja e celularëve.
E kështu ata i kanë gjetur këto mënyra të reja të padëgjuara më parë, që të shmangnin kontrollet e rrepta të sigurisë dhe të siguronin drogë e celularë ne ambientet e vuajtjes së dënimit.
Por të dënuarit nuk kanë përdorur vetëm shpendët për të siguruar dozat e drogës,por edhe kafshët.
Alpenews.al ju sjell disa nga rastet se si është tentuar futja e drogës apo celularëve gjatë viteve në burgjet e Shqipërisë:
1. 12 tetor 2018– Sot u vu në “provë” një metodë e re për futjen e celularëve në burgun e Lezhës.
Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve nga jashtë është hedhur një top futbolli i fryrë.
Hedhja e topit nga jashtë është konstatuar menjëherë nga efektivët të cilët e kanë bllokuar menjëherë.Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari ende të pahapura.
1. 7 tetor 2018
Dy vëllezër tentuan të fusin drogë në burgun e Lushnjes. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, risi kjo që na kujton filmat “Hollywoodi-an”.
Pëllumbat korrierë
3. 17 maj 2016
Pëllumba të cilët përdoreshin nga të burgosurit si mjet transporti për drogën. Policët e burgut të Lezhës gjetën një pëllumb në një dritare ku kishte në këmbën e tij një sasi kokaine.
Macet korriere
4. Edhe kafshët janë përdorur për të burgosurit për të transportuar telefona. Kjo ngarje ka ndodhur në burgun “325” në Ali Dem. Një mace e cila përdorej për të transportuar celularë.
Drogë me dron
5. Rasti i veçantë në paraburgimin e Vlorës ku tentohej të futej drogë dhe celular me dron.
Përgatiti: AlpeNews.al






