SPAK ka dhënë sot pretencën për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljan Ramazanit. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe babai i Regis Runajt. Ai ka prekur me fjalimin e tij në seancë.
“Ne jemi të varfër, kërkojmë drejtësi, gruaja imë është e sëmurë, shpesh e mbyll në shtëpi, djalin ma vranë me 27 thika, iu them këtyre djemve që vetëm një thikë më mjafton për të ikur te djali im. Ju i përqafoni fëmijët tuaj ndërsa unë rri e pres në shkallë. Dua që çunat të marrin aq sa meritojnë asnjë ditë më shumë.


