• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË BËJNË KUJDES…”/ Apeli i fortë i mjekëve që punojnë në Europë: Shqipëria po përballet me valën që po shpërthen…
Home
Sociale

“TË BËJNË KUJDES…”/ Apeli i fortë i mjekëve që punojnë në Europë: Shqipëria po përballet me valën që po shpërthen…

26 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Teksa vendi ynë çdo ditë po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus, vjen një apel i fortë nga mjekët shqiptarë në Europë. Përmes një lidhje skype për ‘News24’ u bënë bashkë infektologia Valbona Selimaj, e cila jeton dhe punon në Bruksel, Aurora Dollenberg, mjeke urgjence në Hannover si dhe Dr. Fahri Beqa, kardiolog.

Mjekët i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes dhe mos të anashkalojnë respektimin e masave, siç është distancimi social apo dhe ruajtja e higjenës. Mes të tjerash Selimaj tha se tashmë vendi ynë po përballet me pandeminë e COVID-19, pasi më herët ishin të izoluar.“Në Belgjikë rastet po bien. Në këto ditët e fundit kemi 100 raste të reja. Ajo që është shqetësuese, që është një trend i përgjithshëm, tashmë shohim gjithmonë e më tepër vtë rinj, grupmoshat nga 20-40 vite. Tregon një trend që këto grupmosha nuk kanë kujdesin e duhur dhe mendojnë se nuk preken. Nëse gjermani, ashtu siç e tha doktor Fatiu e doktorësh Aurora, kishte një sistem social, e njëjta histori nuk ndodhi këtu në Belgjikë. Ne, Belgjika, po i afrohet 10 mijë viktimave. Shumica e viktimave vijnë nga azilet e pleqve. ata nuk u trajtuan deri në fund. Nuk ishte Belgjika e lumtur në trajtimin e të sëmurëve me COVID. E kam ndjekur me interes dhe atë çka po ndodh në Shqipëri, në Kosovë apo dhe në Maqedoninë e Veriut. Është shqetësuese, pasi rastet janë ngritur shigjetë. Nuk besoj se kjo është vala e dytë, por është vala e parë që po shpërthen tani. Popullata po shkujdeset. Është urgjente dhe gjendja është alarmante, Flasim për një vend me 2 milionë e 900 mijë persona dhe kemi 76 persona të shtruar. 15 janë në kujdes intensiv. Për vendin tonë janë alarmues. Çdo person, mesa po shoh, njerëzit duhet të kenë kujdes. Ju bëj thirrje si mjeke, si qytetarë, të bëjmë kujdes. Jemi në një pandemi tani. Nuk ishim në pandemi në muajin mars kur ishim të mbyllur, por tani. Të rinjtë duhet të bëjnë kujdes, pasi asimptomatikët do të vijojnë të përhapin virusin”, tha Valbona Selimaj.

Ndërkohë, kardiologu shqiptar Beqa pohoi se me COVID-19 nuk preken vetëm të sëmurët me zemër apo dhe ata me diabet.

“Në 7 ditët e fundit kemi pasur 4106 raste të reja me koronavirs në Gjermani. Numri i personave të shtruar në Gjermani është 3074. Kemi pasur një zinxhir të këtyre rasteve në thertore, ku kryesisht janë grupe të rinj. Po ashtu kemi dhe një rast të shtimit të rasteve në disa banesa ku jetojnë të ardhur në një lagje të Berlinit. Sipas analizave që janë bërë deri më tani, nuk preken vetëm ata me zemër apo diabet. ne kemi parë se ata persona që vuajnë nga kanceri, ka pasur numër të lartë të vdekjeve. Dhe nuk është për shkak të trajtimit mjekësor apo për mungesë të shtretërve në kujdesin intensiv. Ne duhet të forcojmë arsenalin e kujdesit shëndetësor. Po ashtu kemi grupet e rrezikuara pasi kjo sëmundje prek të sëmurët kronikë. Ndaj në Gjermani, mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se situata është ende në nivel alarmi. Mbajtja e distancës, pastrimi i duarve, në mënyrë që mos të preken grupet e rrezikuara.”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, mjekja e urgjencës në Hannover, Aurora Dollenberg tha se bluzat e bardha në Shqipëri duhet të tregojnë kujdes dhe të sensibilizojnë qytetarët shqiptarë që mos të neglizhojnë masat.

“Unë jam në pjesën ambulatore, në një klinikë private, por bëj dhe në spital urgjencën. Nëse një pacient vjen në urgjencë, i bëjmë testin, dhe më pas e karantinojmë. Ky zinxhir veprimesh, nuk po zbatohet mesa kam marrë vesh nga kolegët tanë shqiptarë. Në Shqipëri nuk po bëhet karantinimi, dhe në QSUT nuk po zbatohet protokolli. Ne si shqiptar jemi popull i dashur për nga sjellja. priremi të përqafohemi dhe rezultatet duken tani që shifrat po rriten. Ajo që thotë doktorësh Valbona, është e drejtë. Pasi tani po e përjeton Shqipëri pandeminë. Ne e morëm pak lehtas tani që dolëm nga karantina. Filluan pushimet, dasmat filluan, dhe u prishën këto lloj masa mbrojtëse që këshillohen. Këtu në Gjermani vijon mbajtja e maskave. Kurse në Shqipëri nuk po zbatohet kjo. Stafi mjekësor duhet të bëjë një punë të madhe që të sensibilizojë qytetarët. Duhet të ketë një përgjegjësi sociale në Shqipëri.”,- tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Ja sa vite ka pa fituar Teuta në Shkodër
Previous article "E ARDHMJA E TIJ NUK VARET NGA UNË"/ Tuchel: Më pëlqen të punoj me të, por nuk vendos unë

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT