Pas kësaj, janë marrë masa për së paku dy policë. Policët A.P dhe A.H janë pezulluar nga detyra. Ata akuzohen zyrtarisht për trafik mjetesh motorike.

Nga operacioni i sotëm, janë shoqëruar 24 persona në të gjithë Republikën. Arrestimi i katër policëve është bërë sot në Sarandë, ndërsa ata më pas janë dërguar drejt Tiranës.

Policia e Sarandës ka shoqëruar këtë të enjte katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat.  Mësohet  se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA)

Katër policët dyshohen të përfshirë në falsifikime dokumentesh për kalim ilegal të shtetasve dhe automjeteve të ndryshme nga pika e kalimit kufitar Qafë-Botë.