Tensione para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të opozitës janë përplasur me gardistët.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka paralajmëruar gardistët që të mos guxojnë që ta prekin.
“Të afrohet njeri të më prekë me dorë e ta shohë. Të afrohet njeri të më prekë, guxo. Hajdutë, pisa. Juntë është kjo? Çfarë janë kët agangsterë, gangsterë jeni ju, siç mbani pushtetin? Private e keni jëtë? Le ta bëjnë shtëpi, le të mblidhen në shtëpi rehat. Do bëni luftë me të shtyrë? Private e keni këtë?”, tha Salianji.


