• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tatimet: Ja çfarë duhet të ketë kujdes biznesi i vogël pas hyrjes në TVSH
Home
Ekonomi

Tatimet: Ja çfarë duhet të ketë kujdes biznesi i vogël pas hyrjes në TVSH

18 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Duke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Administrata Tatimore ka regjistruar automatikisht në skemën e TVSH-së ato biznese, që plotësojnë kushtet për t’u përfshirë në të.

Për të mos patur probleme, që nisin me gjoba dhe përfundojnë në mbyllje të aktivitetit, këto biznese duhet të kenë parasysh masat që duhet të marrin për vijimin normal të punës. Ja çfarë duhet të bëjnë ato.

Kasa fiskale

Së pari, duhet të ndryshojnë shkallën tatimore në pajisjen e tyre fiskale, duke vendosur masën 20%, apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë.

Mallrat

Për mallrat gjendje, që disponohen për t’u shitur, në vijim do të llogaritet TVSH-ja në shitje. Inventari i mallrave gjendje më datë 31.03.2018 duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën subjekti është regjistruar, si dhe do të ngarkohet në e-Filing, tek rubrika “Çështjet e mia”, brenda datës 30 Prill 2018.

Dokumentat

Nga ana tjetër, bizneset duhet të marrin masat që të pajisen me blloqe të faturave tatimore, që mund të tërhiqen pranë drejtorisë rajonale tatimore ku janë regjistruar. Faturat tatimore duhet të përdoren në të gjitha rastet kur do të kryhen transaksione me vlerë mbi 40.000 lekë, ose edhe nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi. Për çdo blerje malli apo shërbimi duhet të zotërohet fatura përkatëse tatimore e blerjes. Vetëm kështu mund të zbritet TVSH-ja e blerjeve nga TVSH-ja e shitjeve. Gjithashtu, duhet të justifikohet çdo mall gjendje me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH duhet të regjistrohen tek Libri i Blerjes, tek kolonat përkatëse. Është me detyrim ligjor që të regjistrohet në mënyrë kronologjike në librat e shitjes çdo faturë tatimore shitjeje e lëshuar, si dhe qarkullimi ditor i memorizuar i pajisjes fiskale në një shifër të vetme.

Librat e blerjes dhe të shitjes dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Afati i parë i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes është data 10 korrik 2018, për periudhat tatimore prill- maj – qershor 2018.

Deklaratat

Deklaratat e TVSH-së plotësohen mbi bazën e të dhënave mujore të librave të blerjes dhe shitjes. Ato duhet të dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Konkretisht për muajt prill – maj – qershor 2018, afati i parë i këtij deklarimi është data 14 korrik 2018. Për muajt korrik – gusht – shtator 2018 afati i deklarimit është data 14 tetor 2018. Për muajt tetor – nëntor – dhjetor 2018 afati është data 14 janar 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E parezistueshme/ Modelja që të lë "PA FRYMË" me format e saj bombastike (FOTO)
Previous article Drejtori në largim i CIA-s takim sekret me Kim Jong?! Trump...

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT