• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tatimet bëjnë apelin e fundit: Nxitoni, afatet dhe lista e atyre që përfitojnë nga ligji i faljes
Home
Ekonomi

Tatimet bëjnë apelin e fundit: Nxitoni, afatet dhe lista e atyre që përfitojnë nga ligji i faljes

13 December, 2017 k.autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju kujton të gjithë tatimpaguesve që plotësojnë kushtet ligjore të përfitojnë nga zbatimi i Ligjit Nr.33/2017 deri në datë 31 Dhjetor 2017.

Ligji nr.33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, parashikon ndër të tjera se; tatimpaguesit përfshihen në fushën e zbatimit të tij, me kushtin që gjobat dhe kamatvonesat, fshihen pas pagesës së detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. E drejta e pagesës së këtyre detyrimeve (principali), është brenda datës 31.12.2017.

 

 

1. Për të gjithë tatimpaguesit që përfshihen në fushën e zbatimit të këtij ligji, gjobat dhe kamatëvonesat e të cilëve rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të fshihen/shuhen pas pagesës deri me 31.12.2017, të detyrimit (principal) sipas llojit të tatimit dhe detyrimeve (principali) i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhen tatimore 2011-2014.

2. Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda datës 31.12.2017.

3. Subjektet tatimpagues që kanë të pashlyera detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore (principali) që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë duhet të paguajnë detyrimin (principalin).

4. Dënimet administrative dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, fshihen/shuhen pa kusht.

5. E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.

Deri tani nga procesi i fshirjes së detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 kanë përfituar më shumë se 28,535 tatimpagues.

Me përfundimin e afatit të zbatimit të Ligjit të Faljes, nga adminsitrata tatimore do të merren menjëherë të gjitha masat e parashikuara në legjislacion për mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara duke filluar nga bllokimi bankar, vendosja e barrave siguruese/ hipotekore dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimit, sekuestrim dhe konfiskimin i pasurive të luajtshme dhe të paluatjshme./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona Qerreti i zbulon planin e radhës Anxhelës dhe Dragosit? (FOTO)
Previous article Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Maqedoni mbahet në...

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT