• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Task-Forca, si do identifikohen pasuritë e grupeve kriminale
Home
Aktualitet
Drejtësi

Task-Forca, si do identifikohen pasuritë e grupeve kriminale

18 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Brendshme tashmë ka filluar punën për arrestimin e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. E paralajmëruar nga Ministri Fatmir Xhafaj, Task-Forca ka nisur të krijojë një Data Base për grupet kriminale.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report Tv se kjo Data Base përfshin aktivitetin e grupeve kriminale, pasuritë e tyre dhe lidhjet që kanë me persona të tjerë. Informacioni për grupet kriminale do të mblidhet në terren nga Policia dhe më pas do i përcillet Task-Forcës.

Gjithashtu do të identifikohen të gjitha pasuritë që këto grupe dyshohet se i kanë në emrat e të afërmve të tyre apo miqve. Pas krijimit të Data Base do të ketë të dhëna të mjaftueshme për grupet kriminale, që operacioni “Forca e Ligjit” të veprojë më pas duke i arrestuar dhe duke sekuestruar pasuritë e krijuara nga trafiku i drogës, apo vepra të tjera kriminale.

Burimet sqarojnë se Policia dhe strukturat e tjera kanë informacionet për aktivitetin kriminal në ccdo qytet, por duke krijuar këtë Data Base do të bëhet e mundur të kuptohen edhe lidhjet e këtyre grupeve me persona të tjerë, apo me grupe kriminale jashtë vendit. Operacioni “Forca e Ligjit” ka arrestuar tashmë një grup kriminal në Fier, ndërkohë që brenda disa ditëve priten të tjera arrestime në Vlorë, por edhe në qytete të tjerë.

Edhe në takimin me drejtuesit e Policisë në Elbasan, Fatmir Xhafaj kërkoi që të vijojë lufta kundër grupeve kriminale. Pikërisht për të inkurajuar Uniformat Blu, Xhafaj ka nisur takime në drejtoritë vendore, kur përveçse paralajmëroi largimin e policëve të lidhur me krimin, ka vënë theksin tek asetet e grupeve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shihni për çfarë e përdor kuzhinën Klaudia Pepa
Previous article Ancelotti refuzon Italinë, ja arsyeja

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT