Kina ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë të re kundër tarifave të Presidentit Donald Trump në Organizatën Botërore të Tregtisë
Kërcënimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara imponuan një raund të dytë tarifash për 16 miliardë dollarë mallra kinezë, në një përshkallëzim të luftës së tyre tregtare.
Taksa prej 25% hyri në fuqi gjatë mesnatës në Pekin, duke prekur sektorin e motoçikletave dhe antenave. Si pasojë e këtyre tarifave janë rritur shqetësimet se të njëjtat mund të dëmtojnë kompanitë dhe konsumatorët.
Ministria kineze e Tregtisë ka paralajmëruar për “kundërsulm”, pasi Uashingtoni ka aplikuar tarifat e reja, duke thënë se “dyshon qartas” që SHBA-ja është duke shkelur rregullat e Organizatës Botërore.
Ky shtet ka nisur ankesën e parë drejt këtij trupi në muajin korrik.
Të enjten, Kina ka vendosur taksa në shenjë hakmarrje në vlerën e 16 miliardë dollarëve për mallrat amerikane, në kohën e njëjtë kur kanë nisur së zbatuari masat e SHBA-së.
Tarifat kineze prekin qymyrin, pajisjet mjekësore, makinat dhe autobusët që vijnë nga SHBA-ja.