• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TARIFAT E PËRGJYSMUARA NË NIVELIN MASTER/ Kush përfiton: Nga studentët e familjeve në ndihmë ekonomike deri tek ish-të përndjekurve politikë
Home
Sociale

TARIFAT E PËRGJYSMUARA NË NIVELIN MASTER/ Kush përfiton: Nga studentët e familjeve në ndihmë ekonomike deri tek ish-të përndjekurve politikë

20 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kostoja për studentë që studiojnë në universitetet e vendit , në varësi të programit dhe Institucionit të Arsimit të Lartë, luhatet nga më e ulëta 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri në 470,000 lekë më e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto luhatet nga 54% në Institucionit të Arsimit të Lartë me kosto më të ulët, në 91% në koston më të lartë. Si rezultat, deri më sot studenti paguante 25,000 lekë për programin me koston më të ulët deri në 45,000 lekë për programin me koston më të lartë.

Por tashmë, Qeveria ka marrë një sërë vendimesh duke i dhënë zgjidhje kërkesave të ngritura nga studentët për përgjysmimin e tarifave në nivelin e studimeve master për disa kategori, të cilat janë të publikuara edhe në Paktin për Universitetin.

Kështu, për studentët e nivelit të studimeve master, Qeveria ka përgjysmuar tarifat deri në 50% për ato studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Përfitues janë studentët që vijnë nga familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.

Po ashtu, janë përfitues edhe studentët të cilët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë; Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

Një kategori tjetër janë edhe studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës.

Nga vendimet e qeverisë për uljen e tarifave, përfitojnë dhe studentë e ish- të përndjekurve politikë, romët dhe egjiptianët.

Pakti për Universitet fut në kategorinë e uljes së tarifave edhe studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale; Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist, ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.

Përfitues janë dhe studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë); Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike, të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

Studentët, sipas kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e mësipërme, do të paguajnë tarifën vjetore të studimeve në masën 50%, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të Institucionit publik të Arsimit të Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHP-JA APEL QYTETARËVE/ Mos neglizhoni vaksinën kundër gripit
Previous article ÇORODITJA E OPOZITËS/ Basha: "Protesta dhe qeveri kalimtare". Kryemadhi: "Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme"

k.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë! Aktualitet

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT