• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E KOSOVËS NDAJ SERBISË/ Putin: Veprimet e Prishtinës rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit
Home
Rajon

TARIFAT E KOSOVËS NDAJ SERBISË/ Putin: Veprimet e Prishtinës rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit

17 January, 2019 k.autor Rajon

Presidenti rus Vladimir Putin, akuzoi të enjten autoritetet në Kosovë për ndërmarrje veprimesh provokuese ,siç është themelimi i ushtrisë që, sipas tij mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë në Ballkan.

Ai i bëri këto komente në Beograd, ku po qëndron në vizitën e tij të katërtë me radhë që nga viti 2001, në një angazhim të ri për forcimin e lidhjeve me Serbinë.

Ai u prit në aeroportin e Beogradit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin së bashku më pas vunë kurora lulesh në “Varrezat e Çlirimtarëve të Beogradit”, para se të bisedonin sy më sy e më pas edhe me delegacionet e të dyja vendeve.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall njëmbëdhjetë vjet më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb, tha se një pjesë e mirë e bisedimeve me presidentin rus i është kushtuar Kosovës, ndërsa theksoi se është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.

Ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për siç tha “tarifat e paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, pa heqjen e të cilave Serbia nuk do të vazhdojë bisedimet. Po ashtu ai tha se e ka njoftuar presidentin rus për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa theksoi “gatishmërinë e Serbisë për bisedime e kompromis, por nuk do të lejojë përuljen e saj”.

Presidenti rus tha se qëndrimi i vendit të tij është i pandryshueshëm dhe se angazhohet për një zgjidhje të pranueshme në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se pushteti në Prishtinë ka marrë disa hapa siç është themelimi i ushtrisë së Kosovës, që sipas tij paraqet po ashtu shkelje të Rezolutës 1244. Rusia, tha ai, “e kupton shqetësimin e udhëheqjes dhe popullit serb sepse hapat e tillë të papërgjegjshëm mund të destabilizojnë Ballkanin”.

Para se të nisej për në Serbi, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin për siç tha, destabilizimin e Ballkanit përmes politikave ekspansioniste të NATO-s.

Presidentit rus, nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

Serbia e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan lidhjet e ngushta me Rusinë, aleaten e saj sllave dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë lidhur me Ukrainën dhe është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s.

Një nga pikat e diskutimeve për të cilën nuk u fol hapur, ishte edhe një qendër e emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore.

Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA GJATË OPERACIONIT "VOLVO4"/ Çfarë u vendos sot për ish trajnerin e kombëtares së femrave
Previous article I DORËZON DETYRËN MINISTRES SË RE/ Ahmetaj: Do t’ju mbështes 10-fish se më parë

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT