• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tarifa për Rrugën e Kombit, Spaho: Gjiknuri gënjeu, qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian
Home
Shqipëri

Tarifa për Rrugën e Kombit, Spaho: Gjiknuri gënjeu, qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian

14 April, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike akuzon Ministrin Gjiknurin se gënjeu sot kur tha se qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, në një deklaratë për mediat tha se asnjë pëerfaqësues i qeverisë nuk ka takuar asnjë kuksian.

Spaho theksoi se Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”.

Deklarata e plotë

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë.

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”.

Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhejms shënon me kokë, Skënderbeu përsëri në avantazh (Video)
Previous article I akuzuar për ngacmime seksuale? Rike Roçi tregon audicionin me regjisorin italian (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT