• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFA NDAJ SERBISË/ Mogherini thirrje Kosovës:  Hiqeni që të krijohen kushtet për një TAKIM mes Thaçit dhe Vuçiç
Home
Rajon

TARIFA NDAJ SERBISË/ Mogherini thirrje Kosovës: Hiqeni që të krijohen kushtet për një TAKIM mes Thaçit dhe Vuçiç

18 February, 2019 k.autor Rajon

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini konfirmoi se është e gatshme të organizojë takime në nivel të presidentëve, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, ajo tha se tani për tani, nuk ekzistojnë kushte për të thirrur një takim të ri, raporton rel.

Sipas Mogherinit, duhet të ketë “pezullim ose heqje të tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës” nga ana e Kosovës, në mënyrë që të krijohen kushtet për një takim të ri ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mengjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe ta përmbyllim atë për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj” ka thënë Mogherini.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, tha se të gjithë duhet të përdorin një atmosferë pozitive në mënyrë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme, për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Mogherini tha se nuk po sheh “ndërmarrjen e veprimeve që çojnë në këtë drejtim”.

Në takimin e së hënës ndërmjet ministrave të Jashtëm të BE-së me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nuk është diskutuar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Komentet Mogherini i bëri pas pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas takimit.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë për shkak të tarifës së vendosur nga ana e autoriteteve në Prishtinë ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

BE-ja dhe SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifën mirëpo një gjë e tillë po kundërshtohet nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai kërkon që paraprakisht Serbia ta njohë Kosovës dhe për tarifën të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË TIRANË/ Vajza harron PERDEN e dhomës hapur dhe... (FOTO)
Previous article "FUNKSIONI EKG"/ Apple Watch 5 tani e ofron edhe jashtë SHBA-së

k.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT