• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tare: Anderson nuk ka kërkuar largimin
Home
Futboll

Tare: Anderson nuk ka kërkuar largimin

11 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Lazio rezistoi vetëm 45 minuta përballë Napolit mbrëmjen e së shtunës në “San Paolo”, e më pas gjithçka shkoi keq e më keq, aq sa trajneri Inzaghi e cilësoi si një humbje të merituar, pas një “prove të papranueshme” në pjesën e dytë.

Megjithatë, duket se te Lacio ujërat janë trazuar më herët, ndoshta pas humbjes me Genoan, gjë që u reflektua në atë sherr mes Simone Inzaghit dhe brazilianit Felipe Anderson.

Edhe pse drejtori sportiv i lacialëve, shqiptari Igli Tare tentoi ta largonte këtë problem përpara ndeshjes me Napolin.

Duke folur për “Mediaset Premium”, Tare ka mohuar të ketë marrë ndonjë kërkesë për t’u nxjerrë në merkato.

“Gjëja themelore është që grupi vlen më shumë sesa individi, e për këtë i kemi rregullat të qartë”, deklaron Tare.

“Felipe është një lojtar i padiskutueshëm nëse flasim për karakterin dhe cilësitë, por për disa gjëra të tjerë ndoshta duhet të rritet ende. Në të kaluarën e ka treguar. Megjithatë kam folur me të, së bashku me Peruzzin, e mendoj se e ka kuptuar mesazhin e klubit. Ne duam më të mirën për të, por në fund vlen vetëm objektivi që kemi si ekip, kështu që të gjithë duhet të qëndrojmë në të njëjtën anë. Pas Genoas nuk ka pasur konfrontim të hapur, thjesht veprime keqardhjeje. Asgjë nuk ka për t’u dramatizuar”, shtoi më tej ai.

Megjithatë, ndaj kryesuesve të rinj të Serie A, bardhekaltrit e Lacios nuk mundën të bëjnë shumë.

Pasi i ndalën në barazim 1-1 në 45 minutat e para, Napoli shënoi 3 herë në pjesën e dytë për t’u ngjitur sërish mbi Juventusin në klasifikim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skedina e çmendur e ekspertit/ Barcelona humbet, koeficienti 8000
Previous article KUQEZINJTË pushtojnë EUROVISION-in/ Njihuni me këngëtarët që do përfaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron

Q.Autor

Postime të ngjashme

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi Futboll

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të… Futboll

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të…

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier Futboll

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT