Si kurrë më parë, EROVISION-i festivali më i madh i këngës EUROPIANE, që bashkon të gjitha vendet e kontinentit në një kompeticion muzikor, do të ketë tri SHQIPTARË.
Gjithcka filloi me Eugent Bushpepën, që fitoi festivalin e RTSH-së me këngën “Mall”.
Eugenti u përfol si favorit që në fillime të rrugëtimit, dhe rasti I tij mund të jetë nga të vetmit që u kalua pa pasur polemika nga këngëtarë të tjerë konkurues.
E vecanta e Bushpepës, është se ka zgjedhur ta mbajë këngën në gjuhën shqipe, gjë që tregon edhe njëherë fuqinë e “shqipes”, dhe faktin se Shqipëria më në fund e ka fituar vetëbesimin duke lënë pas ndrydhjen dhe frikën që e kishte kapluar ndër vite.
Por jo vetëm Bushpepa. Bëhet fjalë për Eleni Fureira, këngëtaren që jëton në Greqi por që është me origjinë shqiptare.
Ajo do të përfaqësojë Qipron me këngën “Fuego”.
Eleni e ka thënë personalisht në disa intervista se ka lindur në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi para pak ditësh, një tjetër këngëtare qipriote, u shpreh se Eleni do të ishte mirë të kishte përfaqësuar atdheun e saj, Shqipërinë dhe jo Qipron. Në fund, Eva Kiriaku I uronte asaj më të mirën, por fakti se e tha një gjë të tillë, ndoshta do t’I japë Elenit më shumë forcë.
E I treti, por jo më pak I rëndësishmi sigurisht, Ermal Meta. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, së bashku me Fabrizio Moro-n u shpallën fitues të “Sanremo-s”.
Kënga e tyre, “Non mi avete fatto niente” ku përcillte mesazhe kundra terrorizmit, kaloi në disa “peripeci”, pasi u akuzua për plagjaturë dhe flitej se do të skualifikohej. Do të ishte humbje e madhe nëse kjo gjë do të ndodhte, ndaj Rai e riktheu këngën duke lënë pas akuzat. Rikthim ky, që I dha Ermalit nga Fieri, çmimin e parë, çmimin e publikut dhe biletën për në Eurovizion.
Nuk ka rëndësi se kë këngëtarët kanë zgjedhur të përfaqësojnë, e rëndësishme është që tri shqiptarë në festival tregon dhe njëherë se janë kudo. Ndoshta, nëpërmjet lobimit të përbashkët, mund të fitojnë edhe “Eurovisionin”…
/AlpeNews.al/





