Policia ka arrestuar një person me inicalet A.F banues në Tiranë pasi në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Ai po bëhej rrezik për jetën e qytetarëve.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 13.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. F., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.


