Gazjsellësi transadriatik ka përfunduar një tjetër etapë të rëndësisishme ; atë të përfundimit të seksionit detar , pra të lidhjes me tubacione nënujore të Shqipërisë dhe Italisë .
Ky seksion është 105 kilometra i gjatë , përmban 9 mijë tuba me një diametër prej 91 centimetrash secili . Njoftimin e ka bërë vetë konsorciumi , që ndër të tjera thotë se procesi i sapo – përfunduar përfshin edhe testimin e infrastrukturës nënujore .
una për këtë fazë të projektit filloi në mes të muajit janar . Vetëm disa ditë më parë , kompania filloi futjen e sasisë së parë të gazit natyror në tubacionet në Shqipëri , me qëllim testimi .
Gazsjellësi i cili ka një rëndësi strategjike të veçantë për vendin tonë pritet të përfundojë brenda këtij viti për të filluar me transportimin e gazit nga Azia në Europë , duke filluar prej fillimit të vitit të ardhshëm .


