• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPET ME DROGË NË TIRANË/ Palestinezi bën të fortin në komisariat, kundërshton policët dhe thyen plotësisht xhamin e derës
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPET ME DROGË NË TIRANË/ Palestinezi bën të fortin në komisariat, kundërshton policët dhe thyen plotësisht xhamin e derës

11 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiraës ka arrestuar pesë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, njëri prej të arrestuarve, 22-vjeçari palestinez H. F., gjatë shoqërimit në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin palestinez H. F., 22 vjeç, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “ Vjedhja”, i shtetasit sirian A. E., 22 vjeç, pasi në Fushë Kërçik, Babrru, është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror”;

-F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KE PROPOZON HAPJEN E KUFIJVE PËR BALLKANIN MË 1 KORRIK/ Masa lehtësuese edhe për studentët dhe punëtorët sezonalë
Previous article "TAP" LIDH SHQIPËRINË ME ITALINË/ Përfundon seksioni nënujor prej 105 km gazsjellës

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT