Një kontroll rutinor i Policisë së Shtetit ka “fundosur” tre shoferë të cilë po drejtonin makinën e tyre në gjendje të dehur.
Sa më sipër tre shoferëve iu është sekuestruar leja e drejtimit, dhe Policia ka marrë masat e parashikuara në ligj për rastin.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fadil Rada”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 03.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.V., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.


