• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TANI MË MORI POLICI”/ Përgjimet e Prokurorisë për dosjen HABILAJ dhe… (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“TANI MË MORI POLICI”/ Përgjimet e Prokurorisë për dosjen HABILAJ dhe… (FOTO)

7 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në dosjen hetimore të cështjes Habilajt, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur disa biseda mes të pandehurve.  Në një përgjim që mban datën 6 maj 2015, të pandehurit flasin në peshkarexhën “Fatima”, në pronësi të Rosario Gulianos dhe Giuseppe Gracos.  Në dosje thuhet se peshkarexha ka ndaluar në Porto Romano dhe në të ndodhen Rosario Gulianos, Giuseppe Gracos dhe Moisi Habilaj si edhe disa burra të tjerë shqiptarë.

M.Habilaj: Saro

R.Guliano: Cfarë

M.Habilaj: Më dëgjo mirë vëlla

R.Guliano: Më thuaj

M.Habilaj: Tani që do ikësh duhet të largohesh dy milje nga këtu … nga toka … dhe pastaj duhet të ikësh dy milje nga toka … vazhdo vetëm drejt … sapo të mbarojnë dritat tona, se tani më mori në telefon polici që më sqaroi … që mos t’u afrohesh ujrave greke.

R.Guliano: Atëherë unë … më ndiq.. unë po dal që këtej..

M.Habilaj: merr djathtas

R.Guliano: të shkoj kështu

M.Habilaj: Po

Thuhet në një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se : Nga hetimet rezultoi se për realizimin e trafikimit të lëndës narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë, kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Sabaudin Celaj, Fatmir Minaj, Trigens Mezuraj, dhe disa persona të tjerë të cilët cilët kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë bërë trafikimin e saj nga Shqipëria në Itali. Për ushtrimin e aktivitetit kriminal të tyre, në fillim të kultivimit të bimëve narkotike,  dhe më pas trafikimin e saj, i pandehuri Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, janë mbështetur, nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku dyshohet edhe ish Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilët kanë ndikuar me mbështetje në moszbulimin e tyre gjatë kohës që ato kanë ushtruar aktivitetin kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë.

Shkresa Habilajj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË GJITHË FLASIN PËR SCHUMACHERIN/ Njihuni me karrierën e tij "Legjendare" në Formula 1
Previous article "E KAPUR NGA RAMA"/ LSI nuk ndalet me sulmet: KLP është me integritet të ulët

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT