• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TANI KA NISUR LUFTA E VERTETE MES BANDAVE”/ Klodiana Lala zbulon lidhjet që sollën deri në masakrën e Fushë-Krujës
Home
Aktualitet
Kronikë

“TANI KA NISUR LUFTA E VERTETE MES BANDAVE”/ Klodiana Lala zbulon lidhjet që sollën deri në masakrën e Fushë-Krujës

18 July, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala, në studion e “Open”, në News24, ka shpjeguar lidhjen mes ekzekutimit të ish-oficerit të FNSH në vitin 2021, dhe ngjarjes së djeshme në Fushë-Krujë ku humbën jetën tre të rinj.

Ajo ka bërë një përmbledhje të të gjithë ngjarjeve të cilat kanë sjellë deri në momentin e ekzekutimit të djeshëm, duke shpjeguar se grupi i Brilant Martinaj, një nga viktimat e djeshme, ka “ortakëri” me grupin e Shkodrës dhe Lezhës, ndërsa të tre këto grupe janë në konflikte të hapur me bandën e Niklës.

Lala ka zbuluar se ditën e djeshme asnjë nga krerët e bandës së Niklës nuk ka qenë në zonë.

“Është një pikë në Milot bëhet fjalë për mbrëmjen e ekzekutimit të oficerit të FNSH, Brilant Martinaj është personi me rroba ushtarake duke furnizuar automjetit.

Ishte në kohë pandemie dhe lëvizjet kanë qenë të reduktuara, kjo është e vetmja video që shfaqet, pastaj ai shkon drejtë Lezhës ku edh është përballur me oficerin e FNSH.

Kjo video është edhe prova në bazë të së cilët policia e ka shpallur në kërkim dhe gjykata caktoi arrest me burg për të, pasi 40 min pas dhe para ngjarjes, asnjë automjet tjetër nuk kishte lëvizur. Është mbajtur në masë sigurie për një vit, kur papritur akuza së Xhuliano Prelaj iu ngarkua një 26-vjeçari që është jetim.

Zyrtarisht tha se Prela u konfliktua për drejtat e gjata. Prela ishte duke verifikuar disa dyshime për parcela hashashi ku ishte i përfshirë dyshohet edhe Martinaj.

Të nesërmen e vrasjes një karburant u qëllua me armë, një zyrtar i policisë u lajmërua një zyrtar dhe me një sms që nuk u vërtetua kurrë se kush e dërgoi, që arma gjendej në shtëpinë e të riut.

Nuk mendoj që masakra e 3-fishte të ketë lidhje.

Brilant Martinaj ishte djali i xhaxhait të Ervis Martinaj, protagonisti kryesor i masakrës në Bllok, ai u vu nën akuzë për evazion fiskal kishte konflikt të hapur me klanin Duka të cilit i kishte marrë dhe torturuar babain, klan i cili tentoi ta vriste.

Duke qenë se nuk kapën shënjestrën vranë njeriun e tij më të besuar në Porcelan, çka bëri që Martinaj të tërhiqej nga Tirana.

Përplasja me familjen Reçi, ku u vra Xhelal Reçi, në lidhje krushqi e kreun e një prej fraksioneve të bandës së Durrësit. I dyshuar kryeson ishte Martinaj. Aty u eliminuan një nga njerëzit e tij, kujtoj rastin e Astirit.

Pak ditë me vonë u vra Can Karriqi i johur i Martinaj , u zhduk dhe Kana i cili nuk dihet çka ndodhur me të.

Tani vjen atentati i 3-fishtë.

Grupi i Martinaj është në lidhje me një grup nga Lezha dhe një nga Shkodra. Ata kanë një konflikt me ata të Niklës. Kur shkoi policia në zonë dje nuk gjeti asnjë bos të Niklës, ata rezultojnë jashtë vendit kanë alibi mbi këtë ngjarje.

Tani ka nisur lufta e vërtetë mes bandave.

Përplasja mes grupeve sapo ka nisur dhe bosët e krimit nuk po veprojnë vetë por togat ekzekutimit janë të terren. Numërova 7 të ekzekutuar deri tani.

Hakmarrja është arsyeja. Nisi si trafik dhe lojëra fati po tani është në një rrugë pa kthim”, është shprehur gazetarja Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E FUSHË KRUJËS/ Lala: Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë! Gazetari: Një person mori 3 të rinjtë dhe i shoqëroi në…
Previous article DEKLARATA e gazetarit: Në Nikël shkohet vetëm për dy gjera, për të blerë mobilje ose për të gjetur vrasës me pagesë

F.autor

Postime të ngjashme

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT