• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E FUSHË KRUJËS/ Lala: Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë! Gazetari: Një person mori 3 të rinjtë dhe i shoqëroi në…
Home
Breaking News

MASAKRA E FUSHË KRUJËS/ Lala: Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë! Gazetari: Një person mori 3 të rinjtë dhe i shoqëroi në…

18 July, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar se përpara ekzekutimit të trefishtë në Fushë-Krujë, të rinjtë janë takuar me një person tjetër. I ftuar në emisionin “Open”, Ferhati tha se ky shtetas ka shoqëruar Brilant Martinajn, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën në një servis në Tapizë.

Pikërisht për këtë, ai është vendosur nën hetim.

Eni Ferhati: Makinat e naftës janë shumë të vështira të marrin flakë nga situata të tilla. Po hetohet dhe roli i një personi tjetër. Pasi viktimat kur kanë ardhur nga Laçi kanë ndërruar makinë dhe ka qenë një person që i ka çuar te servisi. Ata kanë mbaruar punë aty dhe më pas ky person i ka marrë për t’i çuar në vendin e sigurt ku kishin lënë makinën. Targa e autorëve ishte e vjedhur në Tiranë. Armët që kanë zgjedhur dhe aksi rrugor i zgjedhur, me formë të pjerrët ngrenë dyshimin e arsyeshëm që është një vrasje nga një grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala argumentoi se Brilant Martinaj nuk ishte një shënjestër e lehtë për tu eliminuar pasi ka pasur lidhje të forta në polici dhe lëvizte me një rreth të ngushtë njerëzish, me automjete të blinduara.

Sipas saj, të gjitha faktet dhe dinamika e ngjarjes tregojnë se me shumë gjasë Martinaj është nxjerrë në pritë.

Klodiana Lala: Sigurisht por nuk mund të vritej Brilant Martinaj pa një person që ta nxirrte në pritë. Fakti që qëndroi në një servis, tregon se personat që e ndiqnin kanë pasur informacion për lëvizjet e tyre. Personi i parë që është pyetur është pikërisht pronari i biznesit, se është i pari që ka folur me ta. Ai ka pasur lidhje të forta me policinë. Mbrëmjen që vrau Xhulio Prelën iku në Kosovë dhe policia nuk e ndaloi. Njerëz që kishin informacion për lëvizjen e tij e kanë shitur në një farë mënyre, sepse ai nuk ishte shënjestër e lehtë. Ai lëvizte me automjete të blinduara, 5 makina janë në zonën e Niklës që i di unë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MARTA HISTORIKE/ Sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çfarë pritet të ndodhë
Previous article "TANI KA NISUR LUFTA E VERTETE MES BANDAVE"/ Klodiana Lala zbulon lidhjet që sollën deri në masakrën e Fushë-Krujës

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT