• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TALLJA E RRJETIT/ Çfarë e bën kaq qesharake postimin e Lulzim Bashës me domate
Home
Ekskluzive

TALLJA E RRJETIT/ Çfarë e bën kaq qesharake postimin e Lulzim Bashës me domate

1 February, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Lulzim Basha është komentuar jo pak ditët e fundit, teksa shihet në një perpjekje për të imituar liderët që fitojnë popullaritetin e tyre vetëm se janë e sillen si qytetarë të zakonshëm në jeten e përditshme pertej funksionit të lartë politik që mbajnë.

Mirëpo, e gjitha kjo duket haptazi një nje imitim grotesk i Merkelit, meqë jane edhe aleate në Partitë Popullore Europiane (PPE).

Por pse kur e bën Basha është qesharake?

E para, Lulzim Basha ka 15 vjet në politikë dhe 7 vjet si kryetar i PD dhe i opozites dhe deri me sot nuk e kishte treguar asnjëherë këtë anë të tij. Ç’ka e bën thjeshtë një sajesë keshilltaresh mizerabël që në vend të fitoje pikë e diskretitojnë edhe më shumë.

E dyta, ta zëmë se kjo është e vertete dhe e marim të mirëqenë se Basha bën edhe pazar si gjithë ne të tjerët. Çështja është se në “Long Hill”, tek rezidenca e më të pasurve të Shqipërise ku e ka ai vilën e re të banimit, nuk ka dyqan domatesh. Çka tregon se e gjitha është thjeshtë një përpjekje për të prodhuar një spot publicitar dhe jo pjesë natyrore e mënyrës së tij të jetesës.

E treta, Lulzim Basha ecën në mes të një rruge makinash, duke treguar se ai nuk zbaton asnjë rregull të këmbesoreve. Çka tregon se nuk para i ka rënë ndonjeherë rasti që të eci në këmbë për te bërë pazare në qytet.

E katërta, përveçse një qytetar normal, ai duhet të ishte edhe një njeri xhentil që nuk i linte zonjës Vera të mbante 4 çanta dhe vetë të pozonte si në pasarele me një qese në dorë.

Dhe e fundit, kur i ka lënë demokratet 7 vjet në opozitë dhe pa asnjë përfaqesim në të gjitha nivelet e qeverisjes, ata nuk presin që ai ti kthejë ata me pushtet me një qese domatesh në dorë. Por ai duhet të marri përdore fatin e tyre përmes një projekti frymëzues politik që krijon frymën e madhe të besimit që sjell me pas në zgjedhje, edhe ndryshimin.

Këto dhe shume arsye të tjera të bëjnë te besosh se strategjia e re qe duket se po mundohet që të ndjekë Basha një vit para zgjedhjeve të 2021 është e tejkaluar në rastin më të mirë dhe qesharake në rastin më optimal.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TRADHËTOI" PARTIZANIN PËR SKUADRËN E VËLLAIT/ Olta Sheta: Lojtari im i preferuar është… (FOTO)
Previous article KINË/ Apple mbyll dyqanet si pasojë e shpërthimit të virusit vdekjeprurës

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT