• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tallja e Lulzim Bashës me demokratët, që i trajton si budallenj
Home
Politikë

Tallja e Lulzim Bashës me demokratët, që i trajton si budallenj

26 May, 2021 s.autor Politikë

Lulzim Bashës duket se më në fund i ka dalë turpi nga humbja e 25 prillit.

Dhe, si për t’u talluar sërish me demokratët, ka nisur e del qytet më qytet, duke folur për fitore imagjinare, ndërkohë që PD do të qendrojë për faj të tij, të paktën edhe katër vjetë të tjera në opozitë.

Katër vjet që janë të gjatë sa më s’ka, po t’iu shtosh edhe 8 vitet që kanë kaluar në opozitë.

“Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë betejën tonë të luftojmë dhe të mundim armikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, regjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën.

Përgjegjësia që kemi marrë mbi supe kur kërkuam dhe primë betejën për ndryshim, është një mision të cilin nuk mund ta realizojë askush përveç nesh, përveç jush. E vërteta është që e vetmja forcë politike që mund ta vazhdojë këtë betejë deri aty ku e duan shqiptarët, deri aty ku e deshën më 25 prill dhe sot e duan edhe më shumë, edhe ata që kanë parë me sytë e tyre se çfarë po i kushton familjeve të tyre, komunitetit dhe mbarë Shqipërisë, pengimi i dhunshëm i ndryshimit më 25 prill.

Në qoftë se e ruajmë vetëdijen për këtë që kemi arritur dhe pse e kemi arritur që ua thashë që në fillim se e kemi arritur se shqiptarët u bindën që po e bëjmë këtë betejë për ta, sepse devollinjtë u bindën që kjo betejë po bëhej për ta dhe familjet e tyre.

Atëherë në qoftë se e ruajmë këtë vetëdije, jam i bindur që do të dimë ta ruajmë. Në qoftë se jemi të gatshëm të ndreqim gabimet dhe gjërat brenda nesh që i kemi në dorë t’i ndreqim, nëse nga kjo garë dalim të bashkuar që është dhe duhet të mbetet qëllim në vetvete i çdo demokrati të vërtetë që vendos interes të kësaj partie si instrument i vetëm i ndryshimit dhe i shpresës për Shqipërinë, pra dhe interesat e Shqipërisë të parat atëherë ju garantoj që i kemi akoma në dorë të gjitha mjetet që i ngritën peshë shqiptarët për ndryshim, i kemi në dorë akoma të gjitha mjetet për ta rrëzuar një orë e më parë këtë regjim.

Unë kërkoj që së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në arritjen e stacionit final që është rrëzimi i këtij regjimi, sepse për mua ka vetëm një kundërshtar, një dhe vetëm një objektiv që duhet rrëzuar një orë e më për dhe ky është Edi Rama i cili qartësisht nuk do që ne ta vazhdojmë këtë betejë.

Së bashku do ta çojmë atë deri në fund, por ky është një vendim të cilin nuk e merr dot ai, ky është një vendim që u takon ju. Nuk është një vendim i parëndësishëm. Hapi i parë pas betejës së 25 prillit, drejt betejës që na pret është 13 qershori. Për t’i treguar atij se demokratët janë në këmbë”, tha ai në Korçë e Pogradec.

Tani tallje më të madhe për demokratët se ky fjalim, nuk mund të ketë!

Ky vazhdon dhe i trajton ata si budallenj, që duhet ta ndjekin nga pas, humbje pas humbje.

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JU NUK KENI PARË BABIN..."/ Eliona Pitarka zbulon kujt i ngjan më shumë vogëlushja (FOTO)
Previous article PËRDHUNIMI I TË MITURËS/ Babai i 15-vjeçares: Na bëjnë presion, 3 autorë ende të lirë në fshat

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT