• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…
Home
Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

26 September, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me vezë që i bënë disa protestues gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OPKB-së.

Në një postim në X, kryesocialisti shprehu se “e ka ngritur flamurin shqiptar më shumë se kurrë para syve të botës” ndërsa shtoi se ai nuk do të mposhtet me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion.

“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni!

Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:

Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!

Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave
Previous article DITË DIMRI/ Reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT