• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Taksisti tregon tmerrin e grabitjes: Si më rrahën, më futën në bagazh e pastaj… (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

Taksisti tregon tmerrin e grabitjes: Si më rrahën, më futën në bagazh e pastaj… (EMRI)

26 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Viktima e kësaj ngjarjeje është taksisti Bujar Elezi, i cili ka përjetuar një natë tmerri, ku sipas deklarimeve të tij dy autorët e kanë futur me dhunë brenda në bagazhin e makinës për rreth 30 minuta, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Levan-Vlorë. Ka qenë vetë shoferi i taksisë, 48-vjeçari Elezi, i cili i ka telefonuar policisë dhe e ka lajmëruar për atë që kishte ndodhur.

Pasi është nisur nga Durrësi, rreth orës 12:00 të mbrëmjes, bashkë me dy të rinjtë, pasagjerët janë treguar të sjellshëm deri në momentin kur kanë mbërritur pranë autostradës Levan-Vlorë. Pikërisht në këtë segment, të rinjtë kanë ushtruar dhunë fizike mbi taksistin duke e futur më pas në bagazhin e automjetit të tij.

Më pas, një prej autorëve ka marrë drejtimin e taksisë dhe kanë udhëtuar drejt fshatit Bunavi dhe Kërkovë. Pasi kanë ndaluar makinën, autorët e kanë nxjerrë nga bagazhi dhe pasi kanë ushtruar sërish dhunë fizike mbi të, janë larguar duke i marrë makinën. I mbetur në mes të rrugës, Elezi ka kërkuar ndihmën e policisë.

Uniformat blu, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, e kanë gjetur 48-vjeçarin në rrugë pranë fshatit Kërkovë. Ka qenë policia ajo që e ka shoqëruar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa ka shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë mësohet se, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, taksisti Bujar Elezi është larguar në drejtim të qytetit të Durrësit, ndërsa mjekët e spitalit rajonal të qytetit të Vlorës kanë konfirmuar se e kanë lejuar 48-vjeçarin që të largohet, pasi ky i fundit ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga mjekët mësohet se Elezi kishte marrë disa plagë në trup, por që nuk ishin serioze. Ndërkaq, burime nga grupi hetimor kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa puna e parë ka qenë marrja e deklarimit nga vetë 48-vjeçari Elezi.

Shoferi i taksisë ka treguar se dy autorët i kanë kërkuar që t’i dërgojë drejt qytetit të Vlorës. Historia ka nisur në mesnatë në qytetin e Durrësit, ku Elezi, pasi nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë në kërkesën e të rinjve, ka pranuar të kryejë udhëtimin e gjatë.

Pasi kanë udhëtuar për rreth më shumë se dy orë, ndërsa po hynin në autostradën Levan-Vlorë, dy të rinjtë i kanë kërkuar të ndalë automjetin dhe më pas kanë nisur ta dhunojnë fizikisht.

Më pas e kanë kapur të dy peshë dhe me forcë e kanë futur në bagazhin e automjetit, në mënyrë që gjatë rrugës të mos binin në sy të udhëtarëve të tjerë. Elezi ka deklaruar se nuk kishte njohje të mëparshme me të rinjtë dhe se ishin thjesht pasagjerë të rastësishëm.

48-vjeçari nuk ka dhënë më shumë detaje, përveçse ka bërë një përshkrim të pamjes së tyre, ka dhënë dhe targën e makinës së tij për të bërë të mundur identifikimin. Në hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje, Policia e Vlorës po bashkëpunon me policitë e qyteteve të Gjirokastrës, Fierit dhe Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJA E RADHËS/ Deputetët s’heqin dorë nga nënshkrimi për shfuqizimin e Speciales
Previous article Guardiola e përjashton këtë “sëmundje” te Manchester City

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT