Në Kukës taksa e Rrugës së Kombit ka bërë bashkë në një qëndrim anëtarët e majtë dhe të djathë të Këshillit Bashkiak.
Këshilltarët e Partisë Demokratike thanë se tarifat e reja do të varfërojnë më tej banorët e kësaj zone të cilët e përdorin më shpesh autostradën. Ata i bënë thirrje qytetarëve të protestojnë.
Këshilltarët thanë se qëndrimi i tyre nuk ndikohet nga subjektet politike që përfaqësojnë pasi taksa rëndon po njësoj si xhepat e qytetarëve të djathtëve ashtu dhe të majtëve.
Por taksa do të pekthehet edhe në rritjen e çmimit të biletave nga shoqëritë e transportit.
Testimi për aplikimin e takës së Rrugës së Kombit nisi ditën e dielë ndërsa pas datës 15 prill kushdo që do të qarkullojë në këtë austostradë do të paguajë tarifa që variojnë nga 2.5 euro deri në 22.5 euro në varësi të llojit të mjetit.


