• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA NDAJ SERBISË/ Vuçiç: BE e pafuqishme ndaj Prishtinës për ta hequr, ndihemi…
Home
Rajon

TAKSA NDAJ SERBISË/ Vuçiç: BE e pafuqishme ndaj Prishtinës për ta hequr, ndihemi…

25 February, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përsëriti të hënën se përmirësimi i raporteve me Kosovën vijon të mbetet i kushtëzuar nga taksa që aplikojnë autoritetet kosovare.  Ai tha se kjo çështje dhe të tjera më të rëndësishme për të ardhmen e vendit në BE do të diskutohen me kryeministrin italian Giuseppe Conte, në vizitën që ky i fundit planifikon të mbajë të mërkurën e ardhshme në Beograd.

Beograd- Kryeministri italian, Xhuzepe Konte, do të zhvillojë në datën 6 mars një vizitë pune në Serbi, ku pritet të takohet edhe me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç.

Zyra e kreut të shtetit serb njoftoi të hënën, (25 shkurt) se në tryezën e bisedimeve me kryeministrin Konte do të jetë perspektiva europiane e Serbisë në rajon, por edhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në lidhje me çështjen e fundit, Vuçiç theksoi të hënën pas një takimi me ambasadorin italian në vend, se raportet mes dy shteteve janë përkeqësuar së tepërmi prej masës fiskale që Prishtina aplikon njëanshmërisht prej muajit nëntor.

Vuçiç: “Jemi të shqetësuar me qëndrimin e Prishtinës edhe pas gjithë presionit të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës mbi mallrat serbe. Pafuqia e Bashkimit Europian për të ushtruar presion më të fortë ndaj autoriteteve të Prishtinës po ashtu na ka rritur pasigurinë, dhe përsëritim se pa u hequr taksa nuk do të ketë dialog me Prishtinën.”

Këtyre deklaratave u parapriu javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionet lokale, sipas të cilit këmbëngulja e Serbisë për ta kushtëzuar rinisjen e dialogut me heqjen e taksës po e bind atë gjithmonë e më fort se taksa nuk duhet hequr.

Haradinaj tha se mesazhi i tij vlen edhe për kryenegociatoren e dialogut me Serbinë, Federika Mogerini, që ngul këmbë se palët duhet të lënë mënjanë ndasitë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e disa dekadave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OSCAR 2019/ U shfaq pa të brendshme. Çmendet rrjeti nga fustani i Kendall-it (VIDEO)
Previous article "I SHPËTUAN ATENTATEVE"/ Nga "Çipuri" me "shtatë jetë", tek Ferracakët e Shkodrës (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT