• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA NDAJ SERBISË/ SHBA “ndëshkon” sërish Kosovën,  ANULON pjesëmarrjen…
Home
Rajon

TAKSA NDAJ SERBISË/ SHBA “ndëshkon” sërish Kosovën, ANULON pjesëmarrjen…

22 February, 2019 k.autor Rajon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka konfirmuar se janë anuluar ftesat për 14 pjesmarrës nga Kosova në tetë programe të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

“Ambasada e SHBA-së mund të konfirmojë se ftesat për 14 pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar” thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së.

Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” adreson sfidat e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale. “Këto sfida do të përfshihen në këto seminare/programe” thuhet në përgjigjen e ambasadës. Kjo masë pason anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e taksës. Ai sërish deklaroi të premten se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.​ “Edhe ne kemi dëshirë ta largojmë këtë taksë, nesër do ta kishim bërë një të tillë sikur të na njihte Serbia, por nuk bën të na vendosen kushte, pasi që nuk parashihet të shkojmë në dialog me kushte”, tha Haradinaj gjatë një vizite në komunën e Mamushës. Taksa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi. Në anën tjetër, partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksës për një periudhë 120 ditëshe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ja sa vlen Interi pa sulmuesin Icardi
Previous article VENDOS NEYMAR NË VESHTIRËSI/ Tifozja SEKSI e Milanit i kërkon... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT