• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA NDAJ SERBISË/ SHBA kundër, por mbështet forcën e saj ushtarake prezente në Kosovë
Home
Rajon

TAKSA NDAJ SERBISË/ SHBA kundër, por mbështet forcën e saj ushtarake prezente në Kosovë

1 March, 2019 k.autor Rajon

Kosova ka marrë një paralajmërim mjaft serioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për minimin e marrëdhënieve reciproke nëse Prishtina zyrtare nuk e suspendon taksën doganore për t’i dhënë mundësi dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje historike me Serbinë.

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley qëndruan për dy ditë në Prishtinë, por u kthyen pa iu kumtuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për suspendimin e taksës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se zyrtarët e lartë amerikanë, gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi kanë përforcuar mesazhin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se “duhet shfrytëzohet ky moment unik për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet që e bëjnë të vështirë arritjen e marrëveshjes”

Por, që marrëveshja të arrihet duhet të vazhdojë dialogu i cili është pamundësuar që kur Qeveria e Kosovës u ka vendosur taksën doganore 100 për qind importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Anulimi i vizitave të zyrtarëve shtetëror të Kosovës në SHBA, anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në nismat e tryezat ndërkombëtare e deri te paralajmërimi për tërheqjen e trupave nga Kosova, janë disa nga ndëshkimet që po zbatohen apo që e presin Kosovën në rast të vazhdimit të qëndrimit refuzues për suspendim të taksës.

Shpend Ahmeti, njëri nga bashkëdrejtuesit e Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, tha për televizionin Klan Kosova se zyrtarët amerikan e kanë përmendur edhe largimin e ushtarëve, nëse Prishtina vazhdon me qëndrimin që aktualisht po e mbanë.

“Nuk është qëndrim zyrtar që do t’i tërheqin ushtarët, megjithatë është përmendur si masë që mund të merret nëse kjo vazhdon të eskalojë më tutje”, tha Ahmeti.

Por, Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka dhënë mbështetje pranisë së trupave të KFOR-it dhe trupave amerikane në kampin Bondteel në Kosovë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Sqarimi amerikan pasoi konfuzionin e krijuar në lidhje me mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane.

Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës janë në pritje të ofrimit të garancive me shkrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian se dialogu i ardhshëm me Serbinë nuk ka si qëllim ndarjen e Kosovës, por arritjen e një marrëveshjeje paqësore që si rezultat do të ketë edhe njohjen reciproke para se të marrin hapin tjetër për suspendimin e tarifës doganore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai ende nuk e ka një garanci ndërkombëtare, para se të marrë vendimin për suspendimin e taksës.

Kryeministri Haradinaj i ka cilësuar si shumë të hershme paralajmërimet për largimin e ushtarëve amerikan nga Kosova, si masë ndaj taksës, të cilën Qeveria e Kosovës nuk po e suspendon. Ai tha se ushtarët amerikan si edhe ata të KFOR-it, janë të mirëseardhur në Kosovë që të qëndrojnë.

“Mendoj se vendime të janë folur si kërcënim për Bondsteel janë të hershme apo të avancuara, për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo në rrethana ose lidhur me taksën”, tha Haradinaj. Ai tha se i bën thirrje SHBA-së dhe popullit amerikan që të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, ku sipas tij, janë të mirëpritur përjetësisht.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se çështjet po dramatizohen shpesh, sipas tij, edhe për interesa të individëve.

Sa i përket Serbisë, Veseli tha se Kosova do të vazhdojë të ketë reciprocitet.

“Në atë mënyrë që sillet Serbia me Kosovën, në të njëjtën formë do të ketë kundërpërgjigjen nga Kosova”, tha Veseli. Ai pak ditë më parë kishte propozuar që Kosova ta pezullonte taksën doganore për 120 ditë, në mënyrë që të shihet se a mund të arrihet gjatë asaj kohe marrëveshja me Serbinë.

Veseli nuk ka komentuar ato që po quhen si kërcënime për tërheqjen e ushtarëve amerikan nga Kosova, por tha se SHBA-ja mbetet shteti partner i Kosovës.

“Ne nuk e kemi partner Rusinë, e kemi partner SHBA-në dhe BE-në. Baza ushtarake amerikane në Bondsteel do të mbetet”, tha Veseli.

Ndërsa po përgatitet terreni për finalen e madhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e dytë të Diasporës tha se nuk do të lejohet në asnjë rrethanë organizimi i ndonjë konference ndërkombëtare ku do të mund të merrte pjesë edhe Rusia.

“Kosova do të angazhohet vetëm në një proces ku udhëhiqet nga BE dhe ka mbështetjen e SHBA”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përmendur në disa raste idenë e korrigjimit të kufirit, si rezultat i marrëveshjes me Serbinë. Por, ideja e korrigjimit, sipas Thaçit, nuk është e njëjtë me idenë e shkëmbimit të territorit apo ndarjes së Kosovës.

“Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë. Shkëmbimi është pazar dhe nuk do të lejojmë të bëj pazare me territore. Ndarja e Kosovës pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund të cenojë as një milimetër të territorit të Kosovës. Askush nuk do të mund të cenojë Trepçën, Ujmanin, as edhe një pjesë të territorit të Kosovës”, theksoi Thaçi në Tiranë.

Opozita në anën tjetër, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politika të gabuara që po çojnë deri te prishja e raporteve me SHBA-në. Kurse presidentin Hashim Thaçi për lobim jo kushtetues në favor të ndarjes së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti tha se për herë të parë në histori, Kosova po e vë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Sot, me këtë lloj politike është vënë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë kryesor, SHBA-së karshi shtetit të Kosovës. Për herë të parë ndodhë në 30 vite, që lidershipit të Kosovës, në këtë rast kryeministrit të vendit i mohohet e drejta për të udhëtuar në SHBA. Pra i mohohet e drejta e një lideri të Kosovës, e vendit më pro-amerikan që të udhëtojë në SHBA. E gjithashtu janë anuluar siç e dini edhe 10 programe në Qendrën Marshall”, tha Hoti.

Ndërkaq, deputeti Ilir Deda, nga subjekti politik Alternativa, ishte njëri nga pjesëmarrësit në takimin që përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley zhvilluan me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG “ÇMEND "UEFA-N"/ Blerja e re shmang “Fair Play” Financiar, ja lëvizja befasuese
Previous article KUJDES/ Gabimet me çajin, që mund t’ua rrezikojnë shëndetin

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT