Ministri Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq, e quajti “lojë” të krerëve shtetëror thirrjen indirekte të presidentit Thaçi drejtuar kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
“Mendoj se nuk duhet ta idealizojmë shumë Thaçin. Nëse keni lexuar, Hoxhaj dhe Veseli kanë deklaruar se ka qenë ideja e tyre vendosja e taksës prej 100 për qind, kurse Veseli është njeri i Thaçit. Kjo është lojë e përbashkët, në të cilën duket se më së shumti do të ketë pasoja Haradinaj”.
Daçiq gjithashtu tha se SHBA-të nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.
Ai shtoi se në muajin shkurt Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje, ku Kosova do të jetë temë diskutimi.


