• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKSA E RE/ Përveç shtëpive, ja kategoritë e tjera që do të përfshihen në SKEMË
Home
Sociale

TAKSA E RE/ Përveç shtëpive, ja kategoritë e tjera që do të përfshihen në SKEMË

25 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë do të hyjnë në skemën e TVSH-së që pas 1 prillit të ardhshëm.

Si do të funksionojë skema e re e TVSH-së dhe kategoritë e përfshira i ka shpjeguar në një intervistë për për gazetën “Panorama” drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera.

“Ligji takson pasuritë e paluajtshme, ndërtesa që mund të përdoren për qëllim banimi apo për veprimtari ekonomike, që do të thotë janë subjekt i taksës me tarifa të diferencuara apo me përqindje të caktuara të aplikimit të taksës. Ndërtesat që përdoren për veprimtari tregtare dhe shërbimesh kanë dyfishin e vlerës krahasuar me ndërtesat që përdoren për banim. Pra, edhe për lloje të tjera veprimtarish janë përcaktuar dhe janë ende në diskutim përfundimtar disa çështje me bashkitë dhe faktorë të tjerë në mënyrë që të arrijmë në maksimumin e mundshëm te vlera reale e tregut dhe taksimi të jetë i ndershëm për këdo,” tha Lera.

Ai u shpreh optimist për zbatimin e këtij ligji duke thënë se: “jemi të bindur se krijimi i kadastrës fiskale dhe zbatimi i këtij ligji do të krijojë një bazë të dhënash shumë të mirë dhe kjo do të jetë një ndër reformat kryesore që është ndërmarrë në Shqipëri në fushën e taksimit.”

“Me përfundimin e kadastrës fiskale për ndërtesat, ku çdo ndërtesë do të ketë vlerën e saj reale dhe sipërfaqen, më vonë ne do të kemi mundësi të fillojmë me reformimin e taksës mbi tokën bujqësore, sepse kemi 27 vjet që nuk e administrojmë këtë taksë.

Pra, do të futet edhe toka bujqësore në sistemin e kadastrës, po kështu edhe truajt dhe në përfundim do të kemi një sistem të taksës mbi pronën të saktë dhe bashkëkohor, sepse e kemi theksuar vazhdimisht institucionet ndërkombëtare kanë 10 vjet që na kërkojnë reformimin e taksës së pronës.

Krijimi i kadastrës fiskale me të dhëna të sakta i jep mundësi pushtetit vendor të mirëmenaxhojë këtë taksë në të mirë të komunitetit,” shtoi Lera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Rruga e Kombit "zhytet" në të bardhën e DËBORËS! Kujdes në këto akse
Previous article Dokumenti i fshehtë që Vuçiç dorëzoi në Sofje: Ja misteri i “kompromisit të madh” për Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia ‘blindon’ zonën

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ZVËRNEC/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit Aktualitet

ÇOI POLIFONINË SHQIPTARE NË HOLLYWOOD/ Vendim Kapaj, sot punon në pastrimin e qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT