• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dokumenti i fshehtë që Vuçiç dorëzoi në Sofje: Ja misteri i “kompromisit të madh” për Kosovën
Home
Rajon

Dokumenti i fshehtë që Vuçiç dorëzoi në Sofje: Ja misteri i “kompromisit të madh” për Kosovën

25 February, 2018 F.autor Rajon

Aleksandër Vuçiç deklaroi në Sofje, vend ku do të zhvillohet samiti i BE-së për Ballkanin dhe ku priten vendimet e rëndësishme, se Serbia e ka gati vendimin për të njohur Kosovën por pret nga Prishtina një konçension të madh.

“Ne nuk mund të humbim gjithçka dhe pala tjetër të fitojë gjithçka. Akush nuk mund ta turpërojë Serbinë”, tha Vuçiç, ndërsa doli nga takimi me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Siç bën të ditur B92, Beogradi i ka dërguar një dokument Presidencës bullgare të BE-së, i cili i është dorëzuar personalisht presidentit bullgar nga ana e Vuçiç.

Presidenti serb nuk e ka çuar shkresën në Bruksel pasi nuk ka dashur që ajo të qarkullojë në kancelarinë e Federica Mogherinit.

Vuçiç i ka bërë të ditur presidentit bullgar që ai këtë dokument ta shpërndante në mënyrë konfidenciale tek krerët e shteteve e të qeverive të BE-së, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Sofjes në maj.

Por përpara se ta dorëzojë shkresën, Rudev do të duhet të bisedojë me kolegët e tij europianë në parim, në mënyrë që të mos bëhet publike kompromisi i madh për Kosovën, pa rënë dakord edhe krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Ish-komandanti i aviacionit ushtarak bullgar që fitoi zgjedhjet presidenciale, përpara 3 vitesh erdhi në pushtet kur në disa vende të Lindjes ishte forcuar influenca e Moskës.

Radev ka lobuar disa herë për të zbutur sanksionet ruse nga ana e BE-së.

Pikërisht duke u nisur nga këto karakteristika politike të presidentit bullgar, Vuçiç ka bërë thirrje që Sofja zyrtare të këtë një rol të rëndësishëm në vendimin që do të merret për Ballkanin.

Presidenti serb deklaroi hapur në konferencën për shtyp se “zëri i presidentit bullgar duhet dëshuar edhe më shumë”.

Po ku flen lepuri dhe për çfarë zëri e ka fjalën Vuçiç?

Kush është kompromisi që ai kërkon për Kosovën?

Vuçiç thekson se bëhet fjalë për një lëshim nga ana e Prishtinës, një lëshim që sipas gjasave do të jetë i madh. Pra, ose bëhet fjalë për një minifederalizim të Kosovës, një farë Republike Srbske, ose ndarje. Megjithatë këto deri tani mbesin në kufirin e hamendësimeve.

Dokumenti tani ndodhet në kancelarinë e Presidencës bullgare.

Beogradi po zhvillon një ofensivë të vërtetë diplomatike për të marrë sa më shumë përfitim për Kosovën dhe për këtë ka një konsensus në vend.

Ndërkaq, Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës ende nuk janë mbledhur së bashku për të hartuar edhe një draft të shqiptarëve për dialogun.

Madje duhet thënë se “palët” shqiptare janë mëse të ndara dhe kjo e dëshmoi si deklarata e Edi Ramës në Parlamentin e Kosovës, ashtu edhe reagimet për të…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKSA E RE/ Përveç shtëpive, ja kategoritë e tjera që do të përfshihen në SKEMË
Previous article Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

F.autor

Postime të ngjashme

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT