• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Taksa e banesës nuk është e re, ja si funksionon TVSH për biznesin e vogël
Home
Ekonomi

Taksa e banesës nuk është e re, ja si funksionon TVSH për biznesin e vogël

8 November, 2017 Redaktor2 Ekonomi

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi ka dhënë disa sqarime për buxhetin e vitit 2018 dhe taksat që do të aplikohen.

Ekonomi ka thënë se taksa e banesës nuk është e re, por ka ndryshuar mënyrë se si ajo mblidhet.

“Taksa e banesës nuk është e re, nuk është risi. Nuk është futur taksë e re. Kjo taksë ka ekzistuar, por zënia e territorit ka një kosto dhe hapësira përqark duhet të mirëmbahet. Këto detyra kolektive duhet të bëhen me anë të një tarife. Taksa e banesës lidhet me kohën e ndërtimit dhe zonën ku banon. Të jetosh në Tiranë është më e kushtueshme se në qytetet e rretheve. Funksionon koncepti që quhet rishpërndarje, pasi taksa grumbullohet dhe shpërndahet sipas nevojave që kanë rajonet, mbi bazën e nevojave. Edhe kjo taksë do të bëhet sipas konceptit tonë për të ndihmuar shtresat në nevojë. Pra pensionistët, ata me të ardhura të ulëta apo ata që janë persona të vetëm janë të përjashtuar jo vetëm nga kjo taksë, por edhe nga të tjera”, ka sqaruar deputetja.

Gjithashtu ajo ka folur për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, duke thënë se do të vendoset për ato biznese që kalojnë xhiron prej 2 milionë lekë në vit.

“TVSH për bizneset e vogla vihet pasi ato dëmtojnë bizneset e rregullta. Shumë biznese të vogla nuk pranojnë të marrin fatura nga biznesi i madh pasi i rritet pragu i xhiros. Tashmë kemi vendosur që bizneset me mbi 2 milionë lekë xhiro në vit të futen në skemën e TVSH-së, por deklarimet e tyre do të bëhen një herë në tre muaj për të ulur barrën administrative”, ka thënë Milva Ekonomi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çizmet 10 mijë dollarëshe/ Yjet shqiptare që kopjuan ato të huajat
Previous article Ndërron jetë futbollisti i njohur kroat (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT