Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi ultimatumin për palën serbe qe ajo duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve.
Kështu shkruan gazeta beogradase Blic në numrin e sotëm, transmeton Klan Kosova.
Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”, transmeton Klan Kosova.
Komisioneri tha se ishte shumë i zemëruar që autoritetet kosovare që nuk e respektojnë marrëveshjen dhe se që po bëjnë gjithçka krye në vete, transmeton Klan Kosova.
Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.
Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, ka konfirmuar gjithashtu në Prishtinë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.


