Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është kundërvënë kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me taksat ndaj mallrave të importuara serbe. Ai ka kërkuar më tej nga institucionet përgjegjëse të vendit që ta zbatojnë sa më parë urdhrin e SHBA-së për heqjen e menjëhershme të taksës 100% ndaj mallrave importuese serbe, si dhe të mos tregojnë arrogancë të tepruar edhe në raport me Bashkimin Evropian.
Thaçi është shprehur në një rrjet social se ndonëse miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përhershme, përkrahja amerikane nuk mund të konsiderohet e pakushtëzuar.
“Tekat personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës”, ka shkruar ai.


