• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100 % NDAJ SERBISË/ Veseli: Nuk kemi për t’u nënshtruar ndaj Vuçiç
Home
Rajon

TAKSA 100 % NDAJ SERBISË/ Veseli: Nuk kemi për t’u nënshtruar ndaj Vuçiç

3 May, 2019 k.autor Rajon

Figurat udhëheqëse të politikës kosovare janë pajtuar se Samiti i Berlinit e ka ndihmuar procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Palët megjithatë vijojnë të mos lëshojnë nga qëndrimet e tyre kur vihet në diskutim sovraniteti i dy vendeve.

Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës e kanë cilësuar njëzëri si tejet konstruktiv samitin e 29 prillit në Berlin.

Pas një takimi të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ai i ekzekutivit Ramush Haradinaj dhe ekipi negociator që do të piketojë dialogun me Serbinë, thanë se tryezat e përbashkëta do e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes fqinjëve.

Kreu i shtetit dhe ai i ekzekutivit i shmangën deklaratat për mediet, ndërsa Veseli bëri të ditura disa nga temat e diskutuara, mes tyre edhe qëndrimin e vet për çështjen e shumë debatuar të taksës maksimaliste ndaj Serbisë.

Veseli: Dialogu Kosovë-Serbi dhe përmirësimi i raporteve antagoniste mes dy shteteve ballkanike u trajtuan të mërkurën edhe nga kryeministri Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane “Di Velt”.

Ai përsëriti vendosmërinë e tij për ta mbajtur taksën në fuqi, ndërsa kritikoi të ngarkuarën e BE-së për politikat e jashtme, Federica Mogherini, që e ka zhvendosur axhendën e dialogut dypalësh nga njohjet respektive tek ndryshimi i kufijve.

Të mërkurën, optimizmi i Prishtinës për një pajtim të mundshëm mes palëve ndeshi në mosbesimin e Beogradit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, komentoi idenë e tij për ripërcaktimin e kufijve territorialë mes dy vendeve, por shprehu keqardhje se mungesa e kompromisit edhe në samitin e Berlinit, do i kushtojë shtrenjtë Serbisë në dy ose tri dekadat e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA SE SI MUND TË NDALIN "PLESHTIN"/ Trajneri i Celta Vigo: Më pëlqen ta shoh kur luan futboll, por
Previous article U KËRKUA ÇREGJISTRIMI I BINDJES DEMOKRATIKE NGA ZGJEDHJET/ Patozi: Basha është angazhuar seriozisht në...

k.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT