• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100% NDAJ SERBISË/ Haradinaj “ndërshkohet”: Ambasada i refuzon VIZËN për në SHBA. Nuk mundet edhe…
Home
Rajon

TAKSA 100% NDAJ SERBISË/ Haradinaj “ndërshkohet”: Ambasada i refuzon VIZËN për në SHBA. Nuk mundet edhe…

3 February, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkel as këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Ambasada e SHBA’së i ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizë Haradinaj kishte pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

Askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e parvjetshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesëmarrës as këtë vit për shkak të telasheve me vizë.

 Pavarësisht se kishte pasur ftesë për Amerikë, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj s’kishte aplikuar fare për vizë.

Nitaj ka thënë se për shkak që është vonuar me procedurat e aplikimit për vizë nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Ndërsa, nuk e komentoi pse kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta marrë dritën e gjelbër për të shkelur në Amerikë.

“Fatkeqësisht jam vonuar ne procedurat e aplikimit për vizë dhe këtë herë e humba rastin për të qenë pjesëmarrës i një ngjarje të rëndësishme, siç janë Lutjet e Mëngjesit. Shpresoj ta realizoj vitin e ardhshem! Nuk e di për kryeministrin nuk muj me folë për të”, tha Nitaj të  dielën për Gazetën Express.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit  drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak që nuk i është lëshuar viza amerikaë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.

Edhe Memli Kransiqi ka konfirmuar shkuarjen në Amerikë.

“Jam i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe planifikoj që të marrë pjesë në këtë eveniment gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Shkuarjen në SHBA e ka konfirmuar edhe Arben Gashi i LDK’së.

Sidoqoftë, në Lutjet e Mëngjesit nga Kosova do të shkojë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, Deputeti i LDK-së Arben Gashi, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, deputetja e VV-së Saranda Bogujevci. Ndërsa, Isa Mustafa, nuk do të shkojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTATË ADOLESHENTËT ABUZUAN SEKSUALISHT/ Detajet: Skandalin me 13-vjeçaren e zbuluan prindërit
Previous article PLUMBA NË ROMË/ Plagoset rëndë sportisti italian, dyshohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT