• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRUKSELI PO PRET TË”/ Kocijançiç: Kosova të heqë taksën që të vazhdojë dialogu
Home
Rajon

“BRUKSELI PO PRET TË”/ Kocijançiç: Kosova të heqë taksën që të vazhdojë dialogu

28 January, 2019 F.autor Rajon

Bashkimi Evropian pret prej 2 muajsh është duke i bërë presion ndaj qeverisë “Haradinaj” për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, në një reagim për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut.

Teksa ka thënë se pozicioni i Bashkimit Evropian mbi tarifën e vendosur ndaj produkteve serbe është bërë më se i qartë në mënyrë të vazhdueshme, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç ka deklaruar për “Zërin” se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë kërkon një klimë, e cila çon drejt raporteve të mira në mes të dyja vendeve.

“Arritja e një marrëveshjeje ligjore gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës kërkon një klimë, që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e kaluara respektohen dhe zbatohen plotësisht”- ka thënë Kocijançiç.

Po ashtu për të ardhur deri te një marrëveshje e tillë, sipas saj duhet të shmangen edhe deklaratat e veprimet, të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe objektivat strategjike të rajonit.

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të shfaqin angazhimin e shpejtë të tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE”-ka thënë Kocijançiç.

Ndërkaq teksa ka folur për Serbinë, Kocijançiç ka thënë se si një shtet kandidat për anëtarësim në BE, Serbia duhet të angazhohet për normalizim të plotë, për pajtim, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal. Por nuk ka treguar nëse ka pasur presion e kritika edhe ndaj Serbisë për veprimet e ndërmarra kundër Kosovës, siç ka pasur presion dy muajt e fundit ndaj Kosovës për ta hequr tarifën 100%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHEMBET BOTA"/ Fiori Dardha flet për luftën me sëmundjen e nënës së saj (FOTO)
Previous article AKUZAT E PD-së PËR LIDHJE ME ISH-SIGURIMIN/ Flet Bujar Sheshi: Të zbardhet ngjarja, skenar tipik mafioz

F.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT