• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKSA 100%/ Haradinaj pret një “Rambuje 2” për marrëveshje me Serbinë
Home
Rajon

TAKSA 100%/ Haradinaj pret një “Rambuje 2” për marrëveshje me Serbinë

26 January, 2019 F.autor Rajon

Pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve përmes një marrëveshje historike po shihet me skepticizëm edhe pse dialogu Kosovë- Serbi i nisur në vitin 2011 ka hyrë në fazën finale.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që në nëntorin e kaluar morri vendim për vendosjen e taksës për mallrat që vijnë nga shteti fqinj, Serbia, edhe përkundër presioneve ndërkombëtare s’ka ndërruar qëndrim për heqjen e kësaj mase.

Haradinaj që personalisht nuk u përfshi në dialogun Kosovë-Serbi ka një propozim se si mund të arrihet marrëveshja përfundimtare. Marrëveshjen e marsit të vitit 1999, e njohur si konferenca e Rambujesë, për kreun e ekzekutivit do të ishte zgjidhje.

Haradinaj i tha Ekonomia Online se nëse do të ftohej në një konferencë të llojit si ajo e Rambujesë, Kosova nuk do të ishte pengesë dhe do ta diskutonte heqjen e taksës.
“Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje me Serbinë, sikurse ta zëmë të na ftojnë në një konferencë si në Rambuje, ne nuk e kishim penguar atë me taksë. Pra një konferencë për t’u marrë vesh për një marrëveshje”, tha ai.

Edhe pse pranon se kjo masë nuk është e përjetshme, ai ka një kërkesë për prodhuesit vendas që të rrisin cilësinë e produkteve. “E vërteta është se taksa nuk është e përjetshme, nëse ndryshojnë qëndrimet e Serbisë për marrëveshje me Kosovën për njohje atëherë hiqet edhe taksa. Me këtë dua t’iu çoj një porosi prodhuesve vendas që ta shfrytëzojnë kohën sa është taksa ta rrisin kualitetin, të krijojnë besim te konsumatorët”.

“Por nuk kemi as datë, as për ngut me e heq taksën. Për ngut e kemi të na njoftojë Serbia, ndërsa me heq taksën nuk e kemi për ngut”. “Pra një pjesë është e jona, pra ne i kemi do detyra si rasti i taksës, por një pjesë e ka edhe pala tjetër, pra nuk mundet vetëm njëra, pra për me ndodh suksesi duhet të punojnë të dyja palët. Por të na kërkohet me heq taksën pa një garanci të marrëveshjes për njohje, nuk do të lëvizim”.

Haradinaj tha se kërkim falja nga ana e shtetit serb për ta pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë është e domosdoshme. “Ajo është e domosdoshme, njerëzore, humane dhe është me rëndësi. Mirëpo vendosja e taksës ka për qëllim me arrit një marrëveshje me Serbinë”, tha kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Arrestohet në Tiranë shtetasi finlandez, ishte në kërkim ndërkombëtar
Previous article "DUA TË LUAJ DHE NJË ROL PARA SE TË LË TEATRIN"/ Aktori i famshëm shqiptar bën deklaratën e fortë

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT