• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON MUSTAFAJIN, NISHANIN, RULIN E MARK MARKUN/ Basha: PD do përfaqësohet në zgjedhje nga elita e saj politike, kemi ndezur motorrët…
Home
Politikë

TAKON MUSTAFAJIN, NISHANIN, RULIN E MARK MARKUN/ Basha: PD do përfaqësohet në zgjedhje nga elita e saj politike, kemi ndezur motorrët…

4 August, 2020 s.autor Politikë

Lulzim Basha postoi një mesazh pas takimit me Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave.

Kreu i PD thotë se aty po zgjidhet elita politike që do përfaqësojë PD-në në zgjedhje.

“Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rotacionit politik,” tha Basha.

Ndër të tjera ai shkruan:

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rotacionit politik.
#ditëmëtëmira

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E COVID-19/ OKB e shqetësuar për mbylljen e shkollave: Bota po përballet me një katastrofë
Previous article NË ALBUMIN E RI/ Beyoncé zgjedh sërish dizajnerët shqiptarë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore Politikë

RAMA NË DITËN E BASTIJËS NË FRANCË/ Kryeministri i ftuar nga Macron në ceremoninë madhështore

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër... Politikë

"E PABESUESHME"/ Spiropali reagon për deklaratën e ministres serbe: Zoti e ruajt këtë monstër...

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë Breaking News

“E VË RAMËN DHE SHQIPËRI NË QENDËR TË VËMËNDJES”/ Agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT