• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON MINISTRIN GJERMAN TË SHËNDETËSISË/ Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë
Home
Politikë

TAKON MINISTRIN GJERMAN TË SHËNDETËSISË/ Manastirliu: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

24 November, 2022 s.autor Politikë

Berlin, Gjermani – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u prit në një takim dypalësh nga Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë prof. Karl Lauterbach gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

“U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe për krijimin e një grupi pune të përbashkët mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të farmakologjisë.

“Bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë”, u shpreh Manastirliu.
Një tjetër çështje e rëndësishme e takimit mes dy ministrave të shëndetësisë dhe delegacioneve të dy vendeve ishte edhe forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore.

“Do të bashkëpunojmë për përfshirjen në programeve të kërkimit shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit”, u shpreh Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë prof. Karl Lauterbach shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve, përmes ekipeve të përbashkëta që do të nisin menjëherë punën për shkëmbimet e ndërsjellta në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë.

Gjatë takimit mes dy delegacioneve të kryesuar nga Ministrat respektivë të Shëndetësisë, merrnin pjesë edhe drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe Universitetit të Mjekësisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDHËTIMI I FUNDIT I 21-VJEÇRES/ Shpallet në kërkim shqiptari që i mori jetën, e përplasi me makinë...
Previous article "NËNA LAN RRUGËT ME LOT..."/ I akuzuari për vrasjen e 82-vjeçarit në Fier letër nga burgu: S’isha unë, jam i pafajshëm. Do vras veten nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT