• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKON GRUPIN E PUNËS SË PD NË LEZHË/ Berisha: Modeli ynë është rritja e rrogave dhe pensioneve. Ja si do të dalim në krye të rajonit
Home
Politikë

TAKON GRUPIN E PUNËS SË PD NË LEZHË/ Berisha: Modeli ynë është rritja e rrogave dhe pensioneve. Ja si do të dalim në krye të rajonit

11 December, 2024 s.autor Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me grupet e punës së PD në Qarkun e Lezhës.

Berisha tregoi detaje nga programi i demokratëve duke theksuar se modeli i qeverisë së ardhshme, nëse PD do të fitojë zgjedhjet e 11 majit 2025, do të jetë rritja e pagave dhe pensioneve.Lideri i opozitës tha gjithashtu se Shqipëria do të dalë në krye të rajonit për nivelin e rrogave.

Pjesë nga fjala e Berishës

“Ne fitojmë se kemi programin tonë, premtimet tona, të cilat në mënyrë absolute me shpejtësi shumë më të madhe, siç mund të imagjinojmë e përmbysin këtë situatë. E përmbysin plotësisht këtë situatë. Një buxhet 8 miliardë nga i cili nga i cili rrogat janë vetëm 800 milionë, e kuptoni ju se çfarë disporpocioni i paimagjinueshëm është investimi tek njeriu, me investimi aty ku vjedhin, investimi kapital që e quajnë këta, investimi ku vjedhin. Sepse ndërtojnë me çmime 10-herë më të larta se Kroacia.

Pyetja se ku do i mirrni paratë? Paratë janë për të gjitha që kemi premtuar ne, dhe çdo të bëjmë.

Që në 3 muaj e parë, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro, ne pensionet do ti llogarisim mbi minimumin jetik. Ne do të vendosim rrogën minimale 500 euro. Ne do të vendosim rrogën mesatare 1200 euro. Ne do të vendosim proporcion rrogë, pagesa për energji, pagesa për ujin. Si mund të paguajë një fshatar me 3 dynym tokë, njëlloj si Altin Dumani me 7 mijë euro rrogën, apo Bajram Begaj me 5500 apo sa e ka rrogën. Paguajnë të njëjtin çmim që kanë për energjinë.

Nuk ka vend në botë që e bënë këtë. Se këta nuk është se qëndruar indiferent ndaj rrogave, jo. Rrogat e veta i rritën dhe u them unë shqiptarëve se ato janë rrogat më të larta në rajon, absolutisht. Ata marrin më shumë se sa në Slloveni, që është vendi ndër më të lartat edhe në BE. Por ka një proporcion, nuk çmendet njeriu. Të caktojë një rrogë 7 mijë euro dhe pensioni 100 euro, 150 euro. Nuk e bën kush këtë. Presidenti i SHBA-së merr 4-fish të rrogës mesatare. Sepse ata 4 punonjës me pagë mesatare kanë familje për të mbajtur, edhe presidenti ka, por edhe këta kanë. Por nuk merr kurrë 10 rroga mesatare presidenti SHBA-së, as kancelari gjerman dhe asnjë tjetër. Ndaj dhe ne e kemi modelin gati. Modeli ynë është përmbysja e modelit të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike.

Kjo përmbysje do të thotë; ne nisim startin e rritjes së rrogave, me premtimin absolut, gjersa të dalim më krye të rajonit. Vrap i vështirë, se ai që ka qenë ndën ne, i ka rritur 5 herë ndër vit. Hajde tani dil krahas tij. Por ne do e bëjmë, do e bëjmë se janë të gjitha mundësitë që të përparësojë investimi te qytetarët. 40% e popullit shqiptar jeton në fshat dhe kanë lënë gjithsej, 44 milionë euro buxhet. Këta do ti ndihmosh që jetojnë aty, ose shkuli që andej. Jo le të qëndrojnë në punën e tyre.

800 mijë pensionistë kanë lënë për vitin që vjen, 18 milionë euro. Për tu tallë me ta. Doli që inflacioni i këtyre produkteve që blejnë të gjithë, që pensionistit i duhen njëlloj siç na duhen edhe ne të tjerëve, është rritur 4 herë më shumë se inflacioni i përgjithshëm, ai nuk i blen dot. Nuk mund ti blejë. Nuk na shërben shumë e shkuara, por për një gjë po; ne ato që i kemi premtuar i kemi mbajtur dhe për këtë nuk mund të thotë njeri gjë. Kemi premtuar dyfishim të rrogave, i kemi mbidyfishuar. Ne kemi premtuar dyfishim të pensioneve të ulëta, i kemi mbidyfishuar.

Ne kemi premtuar rritjen e pensioneve të tjera, ato janë rritur deri në 60 deri në 80%. Ne u qëndrojmë dhe i kemi zbatuar. Ne i përmbushim plotësisht. Ne këtë trashëgimni e kemi, të mbajtjes së premtimeve. Do të ju thonë, jo po a do ti mbani. Këta nuk janë premtime, por zotime solemne ndaj çdo shqiptari. Betojuni në çdo formë, në Bibël e Kuran dhe si të doni, se këto do të bëhen. E keni të garantuar betimin. Nuk dalim ne të ju thomi njerëzve për të mos zbatuar këto që themi. Kështu do ta ndryshojmë Shqipërinë, nuk e ndryshojmë dot ndryshe. Shqipëria po shuhet, por ikin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTIKORRUPSIONI/ Rama: Gjashtë muaj sulme se Fatmir Xhafa dhe Kryeministri kanë plan të errët për të bllokuar SPAK dhe kthyer përmbys...
Previous article INTEGRIMI NË BE/ Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme! Shqipëria ka një mundësi historike para

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT