• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKON ARBËRESHËT/ Papa Françesku: Jeni dëshmitarë të vëllazërimit
Home
Sociale

TAKON ARBËRESHËT/ Papa Françesku: Jeni dëshmitarë të vëllazërimit

25 May, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

“Historia e Arbëreshëve të Eparkisë së Ungros – Kalabri karakterizohet nga udha e guximshme shpirtërore dhe nga besnikëria ndaj traditave, pa marrë parasysh vështirësitë e vuajtjet”. Këtë nënvizoi Papa Françesku duke takuar, në Sallën Pali VI, pjesëmarrësit në shtegtimin e Eparkisë së Ungros, e cila numëron më se 30 mijë katolikë italo-shqiptarë të ritit bizantin, të përhapur në zona të ndryshme të gadishullit italian.

Të kujtohet e kaluara, duke ecur drejt së ardhmes

Papa Françesku kujtoi se kanë kaluar 100 vjet nga themelimi i kësaj Eparkie. Ishte 13 shkurti i vitit 1919 kur Papa Benedikti XV, ndërsa bota ishte e copëtuar nga Lufta I Botërore, themelonte, me Kushtetutën Apostolike Catholici fideles, këtë Seli të Kishës katolike italo-shqiptare.

Kjo ngjarje e rëndësishme – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio – na krijon mundësinë ta falënderojmë Zotin për atë që bëri në bashkësinë tuaj shekujt e fundit, me mirësinë e mëshirën e Tij:

“Prandaj ju ftoj ta jetoni këtë jubile jo aq si pikarritje, por si hov të ri e të gëzueshëm të impenjimit tuaj njerëzor e të udhës suaj të krishterë. Në këtë kuptim, është më e nevojshme se kurrë të thellohet njohja e së kaluarës e të kujtohet me mirënjohje, për të gjetur në të arsyet e shpresës e për të ecur së bashku drejt ardhmërisë që Zoti dëshiron të na e dhurojë”.

Të jetojmë si të krishterë

Françesku e nxiti bashkësinë e katolikëve italo-shqiptarë ta mirëpresë gjithnjë ndër zemra, dashurinë e Zotit, burim e shkak i gëzimit tonë, të marrin pjesë në Sakramentet, të jenë pranë çdo familjeje, t’i kushtojnë vëmendje më të varfërve e më nevojtarëve, t’i shoqërojnë breznitë e reja në sfidën e madhe edukative, që u përket të gjithëve:

“Janë këto përmasat, në të cilat duhen ruajtur traditat tuaja – u kujtoi – ashtu si edhe përkatësia ndaj Krishtit e Kishës së Tij. Jeni të thirrur të jetoni si të krishterë, duke dëshmuar se dashuria është më e bukur se urrejtja; miqësia, më e bukur se armiqësia e vëllazërimi ndërmjet të gjithëve, shumë më i bukur se konflikti”.

Papa u lut, në përfundim, që arbëreshët, kudo janë, të shoqërohen në udhën e tyre të përditshme nga Nëna e Shenjtë e Zotit, Odegitria – në greqisht, “Ajo, që tregon udhën”. Është paraqitja bizantine e Marisë – kujtoi – që me dorën e djathtë tregon Krishtin Fëmijë.

Ajo, shërbëtorja e bindur, që e pranoi fjalën e Zotit – uroi Françesku – ju bëftë gjithnjë më të bindur ndaj vullnetit të Atit e mjete bujare të planit të Tij të shëlbimit. E në përfundim, falënderimi për vizitën dhe bekimi papnor:

“Të dashur vëllezër e motra, ju falënderoj edhe një herë për këtë vizitë e ju uroj përzemërsisht njëqindvjetorin tuaj. Duke ju kujtuar të luteni për mua, ju jap, me gjithë zemër bekimin, të cilin e shtrij me kënaqësi mbi familjet tuaja e mbi mbarë Eparkinë e Ungros”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI NGA LABORATORI.../ "Ringjallet" Mona Lisa (VIDEO)
Previous article HOROSKOPI DHE VIPAT/ Ingrit Gjoni "Bricjapi" seksi që nuk mund të mos e duash!

k.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë! Aktualitet

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT