• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Samiti në Helsinki do zhvillohet pa agjendë
Home
Nderkombetare

TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Samiti në Helsinki do zhvillohet pa agjendë

16 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takojë të hënën homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke i dhënë fund një udhëtimi të zhurmshëm në Evropë, në të cilin ka kritikuar aleatët e tij.

Trump ka thënë se ka “pritshmëri të vogla” në takimin e tij me Putinin në Helsniki, mirëpo ka shtuar se “ndoshta diçka e mirë”, mund të ndodhë.

Takimi i shumëpritur do të zhvillohet në kohën kur 12 zyrtarë rusë janë akuzuar nga autoritetet amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Trump ka thënë se do të diskutojë për këtë çështje, mirëpo samiti nuk ka ndonjë agjendë zyrtare.

Prej ditës së premtë, kur janë bërë të ditura paditë ndaj rusëve, presidenti amerikan është përballur me thirrje për të anuluar samitin.

Rusia kundërshton vazhdimisht akuzat, derisa ka thënë se mirëpret takimin me Trumpin, si hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këshillari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, ka thënë se të dy palët janë pajtuar që samiti të mos ketë agjendë.

Mirëpo ai ka thënë se e ka “vështirë të besojë” se Putin nuk ka njohuri për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhje dhe se kjo temë do të diskutohet.

Trumpit i është bërë thirrje për të hapur debatin edhe për helmimin e dy personave në Britani të madhe, pasi i janë ekspozuar agjentit nervor Noviçok.

Hetuesit kanë thënë se incidenti mund të jetë i lidhur me helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në muajin mars në Sallsbëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pakistani nis hetim penal kundër liderëve të partisë së ish-kryeministrit të burgosur
Previous article VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra GANI DIZDARIN, problem pasuria dhe kontakte me persona të inkriminuar

k.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT