Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me takimin që zhvilloi sot kreu i qeverisë Edi Rama me pedagogët në Universitetin e Tiranës.
Mes të tjerash Berisha tha se Rama i kërcënoi pedagogët me prerje kokash. Takimi që zhvilloi sot Rama me pedagogët vjen pasi këtyre të fundit iu bllokuan rrogat e një muaji, ndërkohë që tashmë atij problemi i është dhënë zgjidhje.
- MESAZHI I BERISHËS
Nje qendrim prej gangsteri i Edi Rames ndaj trupes akedemike! Te dashur miq, pasi ne nje akt te pashembullt ne historine e vendit i ka lene pa rroga trupen akademike te universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama ne nje takim me perfaqesues te tyre u soll si nje gangster i vertet politik. Ai shfrytezoi takimin per te ofenduar dhe poshteruar me gjuhe gangsteri te vertet kete trupe akademike, duke i quajtur bisht kavalli dhe i kercenoi me as me shume dhe as me pak por me prerje kokash! Ky qendrim dhe keto fjale nuk jane degjuar kurre ne historine e univesiteteve publike as ne ditet me te zeza te diktatures hoxhiste. Duke denuar me ashpersine me te madhe gjuhen prej gangsteri, ofendimin dhe poshterimin nga ana e ketij llum-kazani te asistenteve, pedagogeve, profesoreve por edhe studenteve, te cileve ata u japin mesim, iu bej thirrje te gjithe ketyre te dalin nga konformizmi i tyre dhe ne emer te dinjitetit dhe integritetit te tyre njerezor, te mbrojtjes se botes universitare akademike te ngrihen kunder ketij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit te tij! sb