• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TAKIMI NË PARAJSË”/ Dashuria e Dritëro Agollit me Sadijen, si një rrugëtim i mrekullueshëm (FOTOT)
Home
Kulturë

“TAKIMI NË PARAJSË”/ Dashuria e Dritëro Agollit me Sadijen, si një rrugëtim i mrekullueshëm (FOTOT)

26 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kulturë, Sociale

Sadije Agolli, bashkeshortja e  Dritëro Agollit u shua nga jeta sot, dy vite pasi shkrimtari i njohur ndërroi  jetë.

Dritëroi dhe Sadije ishin një çift i cili ndjenjën e dashurisë 52 vjeçare për njëri tjetrin e kishin kult duke treguar që respekti është bazë e dashurisë.

Sadija nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira.

Mjafton të kujtojmë  fjalët e Sadijes, pas vdekjes së atij, ku  thoshte se ai për çdo gje konsultohej me të dhe i ka “mbetur hatrii që nuk e pyeti para se të largohej.

Në një nga intervistat, ku është pyetur në lidhje me xhelozinë ndaj  ish gruas së Dritërorir ajo është shprehur: “Dritëroi ka shkruar poezi për mua dhe më është përkushtuar tërësisht. Pastaj ka qenë një burrë i fortë dhe jo qaraman. Nuk e përmendte ish-gruan e tij, thoshte gjithmonë që ajo ishte kohë e shkuar: Tani të kam ty”.

Vdekjen e Dritërorit ajo e përjetoi tmerrësisht keq  dhe një vit pas kësaj tha:” Unë jetoj ditë për ditë dhe orë për orë me Dritëroin, ditën dhe natën, prandaj kam dhe pagjumësi të vazhdueshme, pasi në çdo moment e ndjej se është pranë meje”. 

Ashtu sikurse shprehej edhe Dritëro pë Sadijen: “Unë  gjithnjë kam jetuar me ty. Shkoja në rrugë – isha me ty, shkonja në kafe – isha me ty, shkonja në bibliotekë të kërkonja ndonjë libër – isha me ty”.

Megjithatë  në botimin “ Dashuri në moshën e Krishtit” ka më ” një det” të pafund emocionesh të çiftit.

Ai përmban letrat intime intime të Dritëro Agollit shkruar për Sadijen në vitet 1964-1965 menjëherë pas njohjes dhe lidhjes së fortë me njëri-tjetrin. Rikujtojmë që çifti janë njohur në dasmën e Ismail Kadaresë.

Ja disa nga dedikimet e shkëputura të  botimit:

“Tani që nuk të kam ty pranë nuk i vë rëndësi asgjëje: rri i parruar, i pahekurosur dhe me duar në xhepa. Kostumi s’ka ç’më duhet, e kam inat dhe nuk do ta qep- Dritëroi”

“Kam jetue një javë të tanë me gëzimin se do të vinja në Tiranë, se do të flenja nji dhomë ku do t’na ndante vetëm nji mur- Sadija”

 /AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI PËR VDEKJE BABË E BIJË/ Apeli liron drejtorin e ujësjellësit të Maliqit
Previous article ALFRED PEZA/ Humbja që vjen prej një sjellje të tillë!

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor Breaking News

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT